Protestat që nisën në Iran pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini ende vazhdojnë në disa qytete.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, turmat e mbledhura në Isfahan, Teheran, Mashhad, Kurdistan dhe qytetin Keraj të provincës Elburz marshuan duke brohoritur parulla antiqeveritare.
Teksa u mblodh turma në rajonin Ekbatan të Teheranit duke brohoritur në rrugë parulla antiqeveritare, protestuesit në rajonin Sattar Khan i vunë zjarrin rrugës dhe bënë thirrje për protestë.
Në lagjet Narmak dhe Jitger të qytetit gjithashtu u panë protesta.
Pjesëmarrësit në përkujtimin e organizuar për viktimat e protestave në qytetin Kamyaran në provincën e Kurdistanit brohoritnin parulla antiqeveritare ndërsa turma e mbledhur në qytetin Isfahan marshoi me parulla.
Vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila u sëmur dhe u dërgua në spital më 13 shtator në Teheran, pasi u ndalua nga patrullat e Irshadit, të njohura si "Policia e moralit", me arsyetimin se "nuk respektoi rregullat e shamisë", vdiq më 16 shtator e cila ndezi protesta kundër qeverisë së vendit.
Burimet zyrtare bëjnë të ditur se nga incidentet kanë humbur jetën civilë dhe forca të sigurisë, por nuk jepen të dhëna të qarta për numrin e viktimave. Ndërkaq organizata iraniane për të Drejtat e Njeriut me seli në Norvegji më 22 nëntor njoftoi se 416 persona humbën jetën në protesta.
Sipas mediave iraniane gjatë protestave kanë humbur jetën rreth 60 roje të sigurisë.