Iran/ Zbulohet shkaku i aksidentit ajror ku vdiq presidenti Ebrahim Raisi, bien dhe teoritë konspirative

Iran/ Zbulohet shkaku i aksidentit ajror ku vdiq presidenti Ebrahim Raisi, bien dhe teoritë konspirative

Ebrahim Raisi dhe helikopteri pas përplasjes

Aksidenti me helikopter në të cilin vdiq presidenti iranian Ebrahim Raisi, më 19 Maj të këtij viti, ishte për shkak të motit të keq dhe mjegullës, sipas hetimeve të fundit.

“Shkaku kryesor i aksidentit të helikopterit ishin kushtet komplekse klimatike dhe atmosferike në rajon në stinën e pranverës”, sipas televizionit shtetëror IRIB.

Sipas të njëjtit raport, “formimi i papritur i një mase të trashë dhe të dendur mjegull” shkaktoi rrëzimin e helikopterit “Bell 212”, në të cilin Raisi po udhëtonte së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Hossein Amir-Abdolahian dhe gjashtë pasagjerë, të cilët gjithashtu vdiqën në këtë ngjarje, në provincën e Azerbajxhanit Lindor, raportoi edhe agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Pjesë të helikopterit Bell 212 pas aksidentit

Anëtarët e komitetit, të përbërë nga ekspertë ushtarakë dhe shtetërorë, shqyrtuan kushtet teknike, inxhinierike, elektronike dhe të lundrimit të helikopterit të rrëzuar, pa konstatuar asnjë defekt në pajisjen apo mirëmbajtjen e tij, që nga momenti i marrjes në dorëzim.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit raportoi tashmë në momentin e aksidentit se nuk kishin gjetur shenja të dyshimta në aksident, përveç faktit se pajisja ndoqi planin e fluturimit, pa gjetur vrima plumbash në pajisje apo gjurmë zjarri, pasi avioni ishte rrëzuar.

Pas tre ditësh homazhe masive në disa qytete anembanë vendit, Raisi u varros më 31 Maj, në një mauzoleum të rëndësishëm fetar në qytetin Mashad, në Iranin verior, i njohur si një vend i zakonshëm pelegrinazhi.

Ebrahim Raisi

Ngjarja shkaktoi edhe shumë konfuzion, duke u ngritur edhe hipoteza konspirative për një atentat të organizuar nga Izraeli dhe armiqtë e Iranit, pasi në atë periudhë tensionet mes palëve ishin në maksimum për shkak të luftës në Gaza.

Pas vdekjes së presidentit u mbajtën zgjedhjet e parakohshme presidenciale, në të cilat fitoi reformisti Masoud Pezeshkian, duke marrë detyrën më 30 Korrik.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Piloti i avionit të linjës 'Turkish Airlines' vdes gjatë fluturimit Seattle-Stamboll, ulje emergjente në Nju Jork! Komunikimi i kabinës

Piloti i avionit të linjës 'Turkish Airlines' vdes gjatë fluturimit Seattle-Stamboll, ulje emergjente në Nju Jork! Komunikimi i kabinës