Ministria e Jashtme e Iranit akuzoi sot Bashkimin Evropian për "bashkëpunim" në luftën amerikano-izraelite ndaj Iranit.

“Indiferenca dhe toleranca e Bashkimit Europian ndaj agresionit, dhunës dhe mizorive të SHBA-së dhe Izraelit nuk është asgjë më pak se bashkëfajësi. Bota po e shikon këtë”, shkroi ai.

Për të mbështetur pretendimin e tij, Baghaei shpërndau edhe një video të eurodeputetit belg të majtë Marc Botenga, i cili gjatë një fjalimi në Parlamenti Europian në Strasbourg deklaroi se shumë politikanë europianë nuk po e dënojnë, por po mbështesin luftën kundër Iranit.

Ndërkohë, brenda Bashkimit Europian janë shfaqur qëndrime të ndryshme për konfliktin në Lindjen e Mesme. Presidentja e Komisioni Europian, Ursula von der Leyen, është shprehur se “nuk duhet derdhur lot për rënien e regjimit iranian”.

Nga ana tjetër, presidenti i Këshilli Europian, Antonio Costa, paralajmëroi se goditjet e urdhëruara nga presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mund të shkaktojnë destabilizim të mëtejshëm në të gjithë rajonin.

Brenda Europës, Spanja është ndër vendet që ka kritikuar më ashpër veprimet ushtarake, duke u dalluar nga qëndrimet e Gjermanisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Deklaratat e Baghaeit erdhën vetëm pak orë pasi kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, paralajmëroi se çdo sulm ndaj ishujve iranianë do të “thyejë çdo vetëpërmbajtje” nga ana e Teheranit.

“Gjaku i ushtarëve amerikanë është përgjegjësi personale e Trumpit”, shtoi Ghalibaf./ Politico