Lufta në Aleppo/ Irani dërgon forca në mbështetje të presidentit sirian, Al-Assad: ‘Po bëhen përpjekje për të ridizanjuar hartën e vendit!’ Edhe Rusia në krah të tij

Lufta në Aleppo/ Irani dërgon forca në mbështetje të presidentit sirian, Al-Assad: ‘Po bëhen përpjekje për të ridizanjuar hartën e vendit!’ Edhe Rusia në krah të tij

Nga bombardimet e Sirisë dhe Rusisë në Aleppo

Militantët e mbështetur nga Irani hynë në Siri nga Iraku gjatë natës (1-2 Dhjetor) dhe po shkojnë drejt veriut të vendit për të mbështetur forcat e ushtrisë së Bashar al-Assad, që po luftojnë kundër rebelëve. 

Kjo është raportuar nga mediat ndërkombëtare, të cilat citojnë burimet e ushtrisë. 

"Këto janë përforcime të reja të dërguara për të ndihmuar shokët tanë të vijës së parë në veri", tha një burim i lartë i ushtrisë.

Njëmbëdhjetë civilë, përfshirë pesë të mitur, vdiqën dhe dhjetëra u plagosën në sulmet ajrore që goditën Sirinë veriperëndimore. Kjo është bërë e ditur nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Mbretërinë e Bashkuar dhe me burime në vendin arab, shkruan "La Repubblica". 

Observatori raporton "sulme ajrore të kryera nga avionët rusë dhe sirianë në disa zona, duke përfshirë në qytetin e Idlibit dhe një kamp për njerëzit e zhvendosur në veri". 

Më i ashpër ka qenë presidenti sirian Assad. 

"Po bëhet një përpjekje për të rivizatuar (ridizanjuar) hartën e Sirisë!", u shpreh ai, duke bërë përgjegjëse SHBA-të.

Ofensiva e rebelëve xhihadistë proturq në veri të Sirisë është një përpjekje për të ndryshuar hartën e vendit dhe presidenti sirian Bashar al-Assad e denoncoi sot, ndërsa luftimet vazhdojnë midis ushtrisë së rregullt, të mbështetur nga Rusia dhe Irani, dhe luftëtarëve, të cilët kanë pushtuar Alepon dhe po shkojnë drejt jugut.

Kurse Rusia u shpreh sot se “vazhdon të mbështesë” presidentin sirian Bashar al-Assad. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga Tass.

Komanda e Damaskut nga ana tjetër pretendoi se ka eliminuar 400 terroristë në bastisjet me rusët.

“Mbi 400 terroristë janë eliminuar në orët e fundit gjatë sulmeve ajrore ruse dhe siriane në Aleppo dhe Idlib”, thanë burimet. Komanda e ushtrisë siriane e mbështet këtë, siç raporton Tass. Forcat “Ajrore Siriane, të mbështetura nga Forcat Ajrore Ruse, eliminuan 5 poste komanduese terroriste, 7 depo në provincat e Alepos dhe Idlib brenda 24 orëve”, raporton Tass më tej.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite IDF tha se regjimi iranian dërgoi përforcime në Damask dhe se do e ndalonte. 

“Ne do të parandalojmë që armët iraniane të arrijnë në Siri", u shpreh zëdhënësi i ushtrisë izraelite (IDF), Daniel Hagari, në një intervistë me Sky News: "Regjimi iranian po dërgon përforcime në Siri. Ne po monitorojmë situatën dhe do të parandalojmë që armët iraniane të arrijnë në Siri", shtoi ai. 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Dumani: Ne nuk presim vetëm kallëzimet, puna jonë proaktive! Kemi paraqitur kërkesën që të rritet pragu 500 euro! Të fokusohemi tek çështjen e ndjeshme

Dumani: Ne nuk presim vetëm kallëzimet, puna jonë proaktive! Kemi paraqitur kërkesën që të rritet pragu 500 euro! Të fokusohemi tek çështjen e ndjeshme