Vrasja e shqiptarit në Selanik, ‘mollë sherri’ paratë e drogës që transportohej nga Elbasani në Greqi! Vetëdorëzohet në polici autori, shok me viktimën

GREQI- Shqiptari 50-vjeçar Shpëtim Bajrami u ekzekutua me 3 plumba në afërsi të një karburanti në Selanik të Greqisë mesditën e së enjtes. Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë është identifikuar nga policia e vendit fqinj dhe bëhet fjalë për një bashkëkombës shqiptar, 45 vjeçar. Identiteti i tij nuk bëhet me dije, por mediat greke i publikojnë foton dhe thonë se është nga Elbasani. 45-vjeçari, baba i tre fëmijëve është vetëdorëzuar në polici mesditën e sotme në prani dhe të një avokati.

Në vendin fqinj – sipas mediave – i dyshuari për vrasjen, ka qenë person i dënuar për trafikimin e drogës. Autori dhe viktima, para krimit, ndodheshin në një lokal aty pranë dhe dëshmitarët raportuan se mes viktimës dhe autoritt po debatonin për një borxh dhe dyshimet e hetuesve janë se bëhet fjalë për një trafik të mundshëm të lëndëve narkotike.

Viktima: Unë e kam bërë punën, më jep lekët

Autori: Të kam dhënë, nuk të kam borxh

50-vjeçari Bajrami bënte udhëtime të shpeshta ndërmjet Greqisë e Shqipërisë, tre deri në katër herë në muaj. Një ditë para vrasjes ishte kthyer në Selanik nga një udhëtim 2 ditor në atdhe, por si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi rezulton i padënuar.

Shpëtim Bajrami doli i pari nga lokali ku debatoi me bashkëkombësin dhe u ndal pranë karburantit. Mediat greke publikuan pamje nga kamerat e sigurisë teksa autori afrohet me automjet dhe ndalet para këmbëve të 50-vjeçarit. Kjo situatë nxit sërish debatin midis tyre. Në pamje shfaqet Bajrami që tenton ta qëllojë me një send të fortë, por nga brenga makinës së tij, autori i dyshuar, nxjerr armën dhe qëllon duke e lënë të vdekur 50-vjeçarin. Sipas hetimeve paraprake të policisë greke autori i dyshuar i vrasjes, në momentin e krimit ka pasur brenda në makinë edhe bashkëshorten e tij.

1689317228_greqii.jpeg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:47
Del FOTO/ Kush është shqiptari që u vra në Greqi nga bashkëkombësi i tij

1689366980_shptimbajrami.jpg

Mediat greke kanë publikuar foto të Shpëtim Bajramit, 50-vjeçarit shqiptar që u ekzekutua me 3 plumba në afërsi të një karburanti në Selanik të Greqisë mesditën e së enjtes.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet se është një bashkëkombës shqiptar, 45 vjeçar. 45-vjeçari, baba i tre fëmijëve është vetëdorëzuar në polici mesditën e sotme në prani dhe të një avokati.

Ora 16:17
Ekzekutoi shokun në Selanik, dorëzohet në polici 45-vjeçar shqiptar

1689340024_shptimbajrami.jpg

Autori i vrasjes së 50-vjeçarit shqiptar që u qëllua pasditen e djeshme jashtë një karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut, është dorëzuar në 'ELAS' pasditen e së premtes. Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar 45-vjeç, baba i tre fëmijëve, i cili u dorëzua i shoqëruar nga avokati i tij, Thanasis Alexopoulos.

Sipas informacioneve të Voria.gr, 45-vjeçari ka debatuar edhe herë të tjera me viktimën. Sipas mediave greke ato të dy ishin shokë, ndërsa sherri dyshohet se ka ndodhur për disa para të marra borxh.

Ora 13:16
Vrasja e 50-vjeçarit në Selanik, shkak trafiku i drogës Elbasan-Greqi! Zbardhet biseda e fundit e viktimës dhe autorit: E bëra punën, më jep lekët! Vrasësi: S’të kam asnjë borxh

1689333472_WhatsAppImage20230714at12.04.54676x450.jpeg

Trafiku i drogës është pista kryesore e vrasjes së 50-vjeçarit Shpëtim Bajrami mesditën e së enjtes në Selanik. Mediat greke shkruajnë se 51-vjeçari nga Elbasani, udhëtonte 3-4 herë në muaj drejt Shqipërisë.

Madje vetëm një ditë para ngjarjes kishte mbërritur sërish në Greqi pas një udhëtimi në vendlindje. Ai përdorte itinerarin Shkup – Pogradec dhe kthehej në Greqi përmes Kapshticës. Edhe pse për të policia shqiptare ka informacion për përfshirje në trafikun e drogës, ai nuk rezulton me precedentë në Shqipëri e Greqi.

Ndërkaq autori i vrasjes, sipas mediave greke rezulton i lidhur me një nga familjet më të rrezikshme të Elbasanit, ndërkohë që rezulton i dënuar në Greqi për drogë. Dëshmitarë të zënkës së viktimës me autorin në një bar të zonës para vrasjes, janë shprehur se dialogu mes tyre ka qenë i tillë:

Viktima: E kam bërë punën, më jep lekët.

Autori: Unë t’i kam dhënë, nuk të kam asgjë borxh.

Autori qëlloi Bajramin nga një mjet tip “Peugeot” e zezë e cila rezulton në pronësi të Elena Kurtit, 48 vjeçe nga Elbasani, e cila dyshohet për trafik droge. Hera e fundit që ky automjet ka hyrë në Greqi me drejtuese Kurtin, ka qenë më 29 qershor nga Kapshtica.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • elbasanlliu doc: 14/07/2023 18:37

    paska familje te fortash akoma ne elbasan qe ky qenka miku i ketyre? ata jan fshehur ose rrine jasht se kan frik nga ndonje doze plumbash keta thone te fortet e Elbasanit nuk ka te fort sot o popull se e ha karramelen kur sta pret e sa me i madh te jesh aq me lehte te kap

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?