Irani do të marrë dorëzimin e parë të avionëve luftarakë rusë të gjeneratës së fundit Sukhoi SU-35 në ditët e ardhshme, njoftuan mediat iraniane të shtunën.
Sipas faqes së internetit të gazetës Etemad, Irani i kishte blerë avionët që në muajin nëntor. Ndërsa dorëzimi i parë do të bëhet tani.
Në mars 2023 u raportua se Irani kishte arritur një marrëveshje për blerjen e avionëve nga Rusia, duke zgjeruar një marrëdhënie që si rezultat ka sjellë marrjen e dronëve të prodhuar nga Irani dhe të përdorura në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Izraeli kundër planeve të SHBA-së: Jo sanksione ndaj ushtrisë! Ministri i Jashtëm: Ndaloni Iranin








