Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi ka deklaruar se Irani është i gatshëm të arrijë një marrëveshje të re bërthamore, për sa kohë që ajo bazohet në karakterin paqësor të programit bërthamor iranian dhe shoqërohet me heqjen e sanksioneve ndërkombëtare.

Në një intervistë televizive, Araghchi tha se një marrëveshje e tillë do të hapte rrugën për bashkëpunim ekonomik në fusha si energjia dhe projekte të tjera me interes të ndërsjellë.

Sipas Araghchit, një marrëveshje e tillë do të hapte rrugën për bashkëpunim ekonomik në fusha si energjia dhe projekte të tjera me interes të ndërsjellë.

Ai shtoi se Irani nuk i ka përjashtuar kurrë Shtetet e Bashkuara nga projektet e tij ekonomike.

"Nëse mund t’i zgjidhim çështjet që lidhen me programin bërthamor dhe të arrijmë një marrëveshje të re bërthamore bazuar në programin bërthamor paqësor të Iranit, dhe nëse hiqen sanksionet, atëherë mund të pasojë bashkëpunimi në fusha të tilla si energjia dhe projekte të tjera të bazuara në interesa të ndërsjella. Ne kurrë nuk i kemi përjashtuar Shtetet e Bashkuara nga projektet tona ekonomike.", deklaroi ministri.

Megjithatë, ai paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se nëse do të kishte ndonjë sulm, Irani do të kundërpërgjigjej shpejt dhe fuqishëm.

Araghchi u shpreh se raketat balistike të Iranit janë të pozicionuara dhe se vendi është i përgatitur.

"Ne kemi nxjerrë mësime të rëndësishme dhe kemi fituar përvojë të vlefshme nga lufta e mëparshme. Aktualisht, raketat tona balistike janë të pozicionuara, forca jonë mbetet e paprekur, ne kemi rishikuar aftësitë tona kryesore dhe jemi edhe më të përgatitur. Ky është mesazhi më i qartë që mund t'u japim Shteteve të Bashkuara: nëse ka një sulm, ne do të përgjigjemi me një kundërsulm tronditës, të shpejtë dhe shumë të fuqishëm.", theksoi ai.

Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se është i gatshëm për bisedime me Iranin, por duhet të bëjë dy gjëra për të shmangur veprimet ushtarake të SHBA, të heqë dorë nga armët bërthamore dhe të ndalojë së vrari protestuesit.

Ai tha se shumë anije luftarake amerikane po shkojnë drejt Iranit në Lindjen e Mesme dhe do të ishte shumë mirë nëse nuk do të ishte e nevojshme t'i përdornin.

Trump ka konfirmuar se aeroplanmbajtësja Abraham Lincoln  ka mbërritur në Lindjen e Mesme dhe është e gatshme tashmë për sulme.