Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian
Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, tha se Teherani i ka kërkuar Kajros që të hapë kalimin Rafah që lidh Egjiptin me Rripin e Gazës.
"I thashë ministrit të jashtëm (egjiptian) Sameh Shoukry se sot është dita jonë e testimit dhe se ne presim që Egjipti të hapë kalimin Rafah për të dërguar ujë dhe ilaçe në Gaza", tha Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian.
Këtë gjë ai e tha duke iu referuar një bisede që ai pati me homologun e tij egjiptian në margjinat e samitit të jashtëzakonshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC) për Palestinën që u mbajt të shtunën në Riad të Arabisë Saudite.
"Regjimi i Izraelit u shemb më 7 tetor dhe tani mbahet gjallë vetëm me frymëmarrje artificiale të siguruar nga amerikanët. Bota dëshmon luftën e gjithanshme të Amerikës në Gaza", shtoi Amirabdollahian.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trupat izraelite futen në Parlamentin e Gazës! Izraeli: Hamasi ka strehuar pengje në spitalin pediatrik Rantisi! Biden: Al-Shifa duhet të mbrohet









