Ushtarët izraelitë ka hyrë në Parlamentin në qytetin e Gazës duke marrë kontrollin e tij. Fotoja e publikuar nga trupat izraelite me flamujt e tyre pas tryezës presidenciale u bë virale në mediat sociale.
Mes fëmijëve të marrë peng nga Hamasi është edhe një djalë trevjeçar amerikan, prindërit e të cilit u vranë në sulmet e 7 tetorit. Këtë e bën të ditur Shtëpia e Bardhë përmes një shënimi, pa dhënë detaje të tjera për fëmijën e rrëmbyer nga terroristët.
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, shkroi në X (ish-Tëitter) se spitali Al Shifa i Gazës kishte tre ditë pa ujë dhe "nuk funksionon më si spital".
“Tragjikisht, numri i pacientëve të vdekur është rritur ndjeshëm”, ka shkruar ai, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.
Ndërkohë Hamasi lajmëron se numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës është rritur sot në 11,240.
Lajm në përditësim...
Një video që tregon akademiken izraelito-ruse Elizabeth Tsurkov, e cila është rrëmbyer në Irak në mars, është shpërndarë në grupet e Telegram nga militantët irakianë.
Tsurkov, 37 vjeçe, në videon e publikuar shfaqet bërë thirrje për t'i dhënë fund luftimeve në Gaza dhe kërkon lirimin e saj, transmeton La Repubblica.
The first video of Elizabeth Tsurkov, who was kidnapped in Iraq by Iranian-backed groups claiming she was an Israeli spy, has been released. It is likely that Elizabeth was forced to speak these words after a long period of captivity and psychological pressure. pic.twitter.com/2qfNfwGvIY
— Levent Kemal (@leventkemaI) November 13, 2023
Biden pritet të diskutojë konfliktin Izrael-Hamas në takimin me Xi të Kinës këtë javë, thotë këshilltari i lartë
Presidenti i SHBA Joe Biden do të diskutojë luftën Izrael-Hamas gjatë takimit të tij këtë javë me presidentin e Kinës Xi Jinping në San Francisko, tha të hënën një zyrtar i lartë i administratës.
Konflikti do të jetë mes disa temave në rendin e ditës të takimit në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, sipas këshilltarit të sigurisë kombëtare, Jake Sullivan.
Pushtimi rus i Ukrainës do të diskutohet gjithashtu, tha Sullivan.
“Në përgjithësi, ne mezi presim një takim produktiv,” tha ai. “Presidenti Biden ka një histori të gjatë me Presidentin Xi –dhe beson se nuk ka asnjë zëvendësim për diplomacinë me Kinën përveçse të jetë ballë për ballë me presidentin kinez”.
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, i ka kërkuar Izraelit të mbrojë spitalin Al-Shifa në Gaza, ndërsa luftimet e ashpra po zhvillohen rreth godinës së spitalit.
“Shpresoj dhe pres që të ketë më pak sulme kundrejt ndaj spitalit”,- tha kreu i Shtëpisë së Bardhë, duke nënvizuar se “spitali duhet të mbrohet”.
Në objektin al-Shifa, mjekët raportojnë mungesë uji, ushqimi dhe karburanti, me qindra pacientë dhe mbi dy mijë njerëz të zhvendosur.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari
“Hamasi mban pengje në spitalin e fëmijëve në Rantisi",- është shprehur në një konferencë për shtyp zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari.
"Nën spital, në bodrum, gjetëm një qendër komandimi dhe kontrolli të Hamasit, jelekë vetëvrasës, granata, pushkë sulmi AK-47, pajisje shpërthyese, RPG dhe armë të tjera,"- shtoi Hagari, transmeton La Repubblica.
Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza raportoi se numri i të vdekurve nga lufta ka shkuar në 11,240. Prej tyre, sipas saj 4630 janë të mitur dhe 3130 gra.
Ushtarët izraelitë nga Brigadat Golani, hynë në Parlamentin e Gazës dhe morën kontrollin e tij.
Fotoja e trupave që shfaqin flamuj izraelitë pas tryezës presidenciale u bë virale në mediat sociale.
Israeli soldiers have taken control of the Hamas Legislative Council building in the Gaza Strip. ???????? pic.twitter.com/fdDaeSVRyG
— Israel War Room (@IsraelWarRoom) November 13, 2023
Josep Borrell
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell njoftoi sot se do të vizitojë Izraelin, Palestinën, Bahreinin, Arabinë Saudite, Katarin dhe Jordaninë këtë javë për të diskutuar aksesin dhe ndihmën humanitare, si dhe çështjet politike, me liderët rajonalë.
Borell deklaroi se nevojitet një “horizont politik që shikon drejt zgjidhjes me dy shtete” dhe tha se kjo mund të arrihet vetëm me dialog.
“Unë do të udhëtoj këtë javë në Izrael, Palestinë, Bahrein, Arabinë Saudite, Katar dhe Jordani për të diskutuar aksesin humanitar dhe ndihmën dhe çështjet politike me liderët rajonalë. Ne kemi nevojë për një horizont politik që shikon drejt një zgjidhjeje me dy shtete. Kjo mund të jetë vetëm arrihet përmes dialogut”, tha Borell.
Ushtarët e Hamasit
Një zyrtar i lartë i Hamasit ka përjashtuar mundësinë e një shkëmbimi të pjesshëm pengjesh me Izraelin, duke thënë se grupi terrorist po bën thirrje për një "shkëmbim të plotë" të të burgosurve të Hamasit në burgjet izraelite.
Osama Hamdan, një zyrtar i lartë i Hamasit në Liban, tha në një fjalim mbrëmë se "qëndrimi ynë për dosjen e të burgosurve ka qenë i qartë që në fillim dhe është një shkëmbim i plotë i të burgosurve".
Hamdan mohoi zërat për bisedimet në vazhdim për një lirim të pjesshëm dhe shtoi se negociatat për lirimin e pengjeve me pasaporta të huaja po vazhdojnë paralelisht, por janë "penguar" nga Izraeli, raporton Times of Israel.
Tony Blair dhe Benjamin Netanyahu
Izraeli dëshiron që ish-kryeministri britanik Tony Blair të shërbejë si koordinator për dërgimin e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës, sipas raporteve të shtypit izraelit.
Qeveria e Netanyahut synon të përmirësojë situatën humanitare brenda enklavës palestineze dhe të zvogëlojë presionin ndërkombëtar ndërsa vazhdon luftën kundër Hamasit.
Sipas burimeve, kryeministri Benjamin Netanyahu shpresonte të bazohej në përvojën e Blair si ish-i dërguar në rajon për Kuartetin e Lindjes së Mesme për të lehtësuar shqetësimet ndërkombëtare për koston politike të fushatës së Izraelit në Gaza.
Netanyahu ka qene në kontakt me Blair për këtë çështje dhe bisedimet kanë vazhduar gjatë javëve të fundit. Zyra e ish-liderit britanik tha se”nuk i është dhënë apo ofruar një pozicion”, por nuk mohoi asnjë kontakt.
Përkufizimi i saktë, fushëveprimi dhe autoriteti i rolit të propozuar duhet ende të përcaktohen qartë, duke shtuar se theksi do të jetë në “sigurimin e kujdesit mjekësor dhe mundësinë për të evakuuar të lënduarit dhe të sëmurët nga Rripi i Gazës”.
Sipas raportit, përpjekjet për të lehtësuar situatën humanitare në Gaza po koordinohen nga ministritë e shëndetësisë dhe të mbrojtjes së Izraelit, me ministritë e mbrojtjes dhe të shëndetësisë së Izraelit, ku të parat kanë ndihmuar me një sërë projektesh gjatë javëve të fundit, duke përfshirë përpjekjet e aktorëve ndërkombëtarë për ndërtimin e spitaleve në terren në Egjipt dhe dërgimin e një anijeje spitalore nga Franca.
Josep Borrell
BE ka bërë thirrje për disa pauza humanitare për t'u përballur me "situatën e rëndë" në Gaza, tha shefi i politikës së jashtme të bllokut përpara një takimi të Këshillit të Punëve të Jashtme në Bruksel.
Duke rikujtuar deklaratën e përbashkët të lëshuar nga 27 shtetet e BE-së të dielën, në të cilën blloku u bashkua me thirrjet për "pauza të menjëhershme" në armiqësitë dhe krijimin e korridoreve humanitare në Gaza, Josep Borrell tha:
"Po them se në shumës, jo një, por disa pauza. Objektivi është që të krijohen pauza të menjëhershme dhe korridore të reja humanitare për të përballuar situatën e rëndë të njerëzve në Gaza. Ne i kërkojmë Izraelit të tregojë përmbajtje maksimale në mënyrë që të shpëtojë jetë civilësh".
Ai përsëriti se blloku dënon "përdorimin e mburojave njerëzore" nga Hamasi në spitale dhe shtoi: "Por gjithashtu shprehim shqetësimin tonë për situatën e rëndë të spitaleve që po preken rëndë nga bombardimet".
Borrell shtoi se gjatë takimit nuk do të diskutohet vetëm për situatën në Gaza, por edhe për çështjen e Ukrainës dhe Armeni-Azerbajxhanit. Izraeli ka kryer sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar më 7 tetor nga Hamasi. Në objektiv të sulmeve izraelite ishin spitalet, shkollat si dhe objekte të tjera strehimore të OKB-së, raporton media turke Anadolu.
Sulmet kanë vrarë mbi 11 mijë palestinezë, duke përfshirë më shumë se 8.000 gra dhe fëmijë. Ndërkohë, numri i vdekjeve izraelite është 1.200 pas një rishikimi. Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një deklaratë të hënën përsëriti thirrjen e tij për armëpushim, duke thënë se "bota nuk mund të qëndrojë e heshtur ndërsa spitalet, të cilat duhet të jenë strehë të sigurta, shndërrohen në skena vdekjeje, shkatërrimi dhe dëshpërimi".
Pamje nga Rripi i Gazës
Irani beson se formimi i një shteti të vetëm të Palestinës, është e vetmja zgjidhje për çështjen palestineze. Kështu deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanani.
Ai këtë gjë e bëri me dije duke iu referuar të gjithë zonës ku jetojnë izraelitë dhe palestinezë, e cila shkon nga lumi Jordan në bregdetin e Detit Mesdhe.
“Regjimi sionist ka pushtuar tokat palestineze dhe sulmet e lëvizjes së rezistencës kundër regjimit janë legjitime pasi ato kryhen kundër okupimit sionist për të çliruar tokat palestineze”, tha zyrtari i Republikës Islamike.
Foto ilustruese
Shkëmbimet intensive të zjarit mes Hezbollahut dhe Izraelit kanë rifilluar mëngjesin e sotëm përgjatë vijës së demarkacionit mes dy vendeve.
Kjo është bërë e ditur nga mediat lokale dhe burimet në terren, duke saktësuar se zonat më të prekura nga bombardimet izraelite janë sektorët qendror dhe perëndimor të vijës kufitare.
Ministrja e Jashtme belge, Hadja Lahbib
Ministrja e Jashtme belge, Hadja Lahbib, pas mbërritjes së saj në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së, tha se ata kishin vendosur të aprovonin apelin e ICC-së për të hetuar krimet e mundshme të luftës nga Izraeli dhe Hamasi.
"Ne kemi vendosur t'i përgjigjemi apelit të ICC për të na lejuar të gjejmë objektivisht përgjegjësinë për çdo krim të Hamasit dhe Izraelit dhe kemi ndarë 5 milionë euro. Prandaj do të punojmë në luftën kundër pandëshkueshmërisë dhe në të gjitha iniciativat për të rifilluar procesi i paqes”, tha Lahbib.
Pamje nga spitali Al Shifa në Gaza
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, shkroi në X (ish-Twitter) se spitali Al Shifa i Gazës kishte tre ditë pa ujë dhe "nuk funksionon më si spital".
“Tragjikisht, numri i pacientëve të vdekur është rritur ndjeshëm”, ka shkruar ai, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.
Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian
Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, tha se Teherani i ka kërkuar Kajros që të hapë kalimin Rafah që lidh Egjiptin me Rripin e Gazës.
"I thashë ministrit të jashtëm (egjiptian) Sameh Shoukry se sot është dita jonë e testimit dhe se ne presim që Egjipti të hapë kalimin Rafah për të dërguar ujë dhe ilaçe në Gaza", tha Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian.
Këtë gjë ai e tha duke iu referuar një bisede që ai pati me homologun e tij egjiptian në margjinat e samitit të jashtëzakonshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC) për Palestinën që u mbajt të shtunën në Riad të Arabisë Saudite.
"Regjimi i Izraelit u shemb më 7 tetor dhe tani mbahet gjallë vetëm me frymëmarrje artificiale të siguruar nga amerikanët. Bota dëshmon luftën e gjithanshme të Amerikës në Gaza", shtoi Amirabdollahian.
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, deklaroi se administrata Biden ndau shqetësimet me Izraelin për viktima të mundshme civile në një operacion për të kapur spitalin Al-Shifa të qytetit të Gazës, ku shteti hebre beson se Hamasi ka një qendër kryesore komanduese.
"Shtetet e Bashkuara nuk duan të shohin përleshje me zjarr në spitale ku njerëz të pafajshëm, pacientë që marrin kujdes mjekësor, kapen në mes të zjarrit. Ne kemi pasur konsultime aktive me Forcat e Mbrojtjes të Izraelit për këtë", tha Sullivan për "Face the Nation" nga CBS News.
Sullivan pranoi se IDF thotë se dëshiron të garantojë sigurinë e pacientëve "ndërsa trajton faktin se Hamasi operon në një mënyrë që është jashtë kufijve të çdo koncepti civil duke përdorur një spital dhe mburoja njerëzore".
"Përfundimi është se ne nuk duam të shohim të shtëna në spitale", tha Sullivan.
La Repubblica hyri në Rripin e Gazës me një automjet të blinduar të ushtrisë izraelite. Kushtet e vendosura nga ushtria ishin që të rishikonin materialin, videon dhe fotograftë e mbledhur përpara publikimit, "për arsye sigurie ushtarake".
Sipas raportimit të tyre misioni zgjati tre orë. Një mijë njerëz kaluan përgjatë rrugës Salah al-Din në 25 minuta, duke përfshirë gra, fëmijë, të sëmurë dhe të moshuar.
"Ne ndajmë civilët nga Hamasi, për t'i mbrojtur ata. Por ne e dimë se terroristët mund të shfrytëzojnë gjithashtu korridorin", tha Gilat, komandant i Brigadës 828 të IDF.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një intervistë për CNN të dielën (12 Nëntor), tha se ata po bënin gjithçka për të liruar më shumë se 200 pengje nga Hamasi.
“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të liruar më shumë se 200 pengje nga Hamasi. Ky është një nga dy qëllimet tona të luftës. Njëra është të shkatërrojmë Hamasin dhe e dyta është të kthejmë pengjet tona", tha Netanyahu.
Netanyahu u pyet se nëse kishte ndonjë gjë për të thënë për mijëra izraelitë, përfshirë familjet e pengjeve, që u mblodhën këtë fundjavë, të frustruar që nuk po marrin më shumë informacion për të dashurit e tyre që u rrëmbyen nga Hamasi më 7 tetor.
“Është e kuptueshme. Ata janë nën ankth të jashtëzakonshëm. Ata duket sikur po tortoruohen”, tha Netanyahu.
Kur u pyet nëse po bën mjaftueshëm, Netanyahu tha: “Ne po bëjmë gjithçka që mundemi gjatë gjithë kohës dhe nuk mundem, e dini, të flas për këtë.”
Netanyahu tha se “e gjithë bota duhet të bashkohet me Izraelin” në përpjekjen për të liruar pengjet, duke shtuar se i vetmi armëpushim që do të konsiderohet “është ai në të cilin do të lirohen pengjet tona”.
Rikujtojmë se Netanyahu ka qenë nën presion për dështimin për të parashikuar sulmin më vdekjeprurës që nga themelimi i Izraelit, në të cilin 1200 njerëz u vranë dhe më shumë se 200 njerëz u morën peng, sipas autoriteteve izraelite.
Në një protestë të shtunën, familjet e pengjeve i bënë thirrje Netanyahut dhe qeverisë që të bëjnë më shumë për të siguruar lirimin e tyre.
Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo
Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, bëri thirrje për një armëpushim përpara takimit me Presidentin e SHBA-së, Joe Biden, në Uashington të hënën.
“Një armëpushim duhet të zbatohet së shpejti, ne gjithashtu duhet të përshpejtojmë dhe rrisim sasinë e ndihmës humanitare dhe duhet të fillojmë negociatat e paqes", tha Widodo.
Ai tha se bota dukej “e pafuqishme” përballë vuajtjeve të palestinezëve, raporton TheJakartaPost.
Samiti i jashtëzakonshëm i përbashkët islamik-arab i kërkoi gjithashtu Gjykatës Penale Ndërkombëtare të hetojë “krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit që Izraeli po kryen” në territoret palestineze.
Pamje nga sulmi ajror izraelit dhe lideri i Hamasit, Ahmed Siam
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) pretendojnë se kanë vrarë një komandant të Hamasit, i cili thuhet se mbajti peng 1000 banorë të Gazës në një spital.
Ata publikuan një video në rrjetet e tyre sociale ku thanë se udhëheqësi i Brigadës al-Furqan, Ahmed Siam, “ishte fshehur në shkollën Al Buraq së bashku me terroristët e tjerë”.
Siç pretendohet më tej, Siam kishte mbajtur rreth një mijë banorë të Gazës peng në spitalin Al-Rantisi në qytetin e Gazës dhe i përdori ata si ‘mburoja njerëzore’.
IDF pretendoi se kishte vrarë Siam në një operacion të përbashkët me agjencinë e inteligjencës të vendit Shin Bet rreth mesditës të së premtes, raporton gazeta amerikane The Hill.
Daniel Hagari, zëdhënësi i IDF-së, shkroi në X: “Ahmed Siam u vra kur u fsheh në një shkollë, ku një numër terroristësh të Hamasit që ishin nën komandën e tij u fshehën dhe u vranë bashkë me të. Ahmed Siam është një shembull tjetër i shfrytëzimit të banorëve të Rripit të Gazës dhe objekteve civile nga organizata terroriste Hamas, si një mburojë njerëzore për nevojat terroriste të organizatës”.
Zyrtarët palestinezë thanë të premten se të paktën 25 palestinezë ishin vrarë në një sulm izraelit në shkollë, e cila ishte e mbushur me të evakuuar. Ndërkohë spitalet e Gazës kanë qenë nën zjarr ditët e fundit, ndërsa luftimet intensive vazhdojnë.
IDF tha se ishte gati të evakuonte foshnjat nga spitali më i madh i Gazës, Al-Shifa, ku zyrtarët palestinezë kanë thënë se dy të porsalindur vdiqën dhe dhjetëra të tjerë ishin në rrezik pasi karburanti mbaroi mes luftimeve intensive në të gjithë enklavën. Spitali është detyruar të pezullojë funksionimin pasi i ka mbaruar karburanti, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza të drejtuar nga Hamasi, gjë që ka bërë që dy fëmijë të porsalindur, nga 45 që trajtoheshin atje, të vdesin.
Avion ushtarak amerikan
Ushtria amerikane kreu sulme ajrore në dy lokacione të mbështetura nga Irani në Sirinë lindore, duke goditur një bazë stërvitore dhe një depo armësh.
Kjo është bërë e ditur nga Pentagoni dhe zyrtarët amerikanë.
Në një deklaratë, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se bastisjet kishin në shënjestër vende pranë Abukama dhe Mayadin të përdorura nga Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit dhe milicitë e mbështetur nga Irani.
Pamje nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës
Grupi i parë prej 70 rusëve të evakuuar nga Rripi i Gazës ka mbërritur në selinë operative të Ministrisë Ruse për Situatat Emergjente në Kajro.
Kjo është bërë e ditur nga agjencia Tass. Një kolonë autobusësh dhe tre mikrobusë me shtetas rusë mbërritën në sallën e konferencave të një prej hoteleve ku ishte ngritur selia, ku të evakuuarit u pritën nga ekipe të punonjësve shëndetësorë dhe përfaqësues të Ministrisë së Situatave Emergjente.
Ushtarët e Hamasit
Synimi i Hamasit më 7 tetor nuk ishte vetëm të vriste dhe kapte sa më shumë izraelitë, por të shkaktonte një konflikt që do të përhapej në të gjithë rajonin.
Kështu deklaruan zyrtarët e inteligjencës nga katër vende perëndimore dhe të Lindjes së Mesme e zbuluan këtë për Washington Post.
Sipas analistëve, provat e gjetura pas sulmeve si harta të detajuara, furnizime ushqimore për disa ditë, municione dhe eksplozivë në sasi të mëdha, zbulojnë qëllimin e terroristëve për të dhënë një goditje me përmasa historike dhe për të shkaktuar një reagim të paprecedentë izraelit. Dhe gjithashtu për të vazhduar për ditë dhe ditë.
Burri me mustaqe
Përgjigju