Irani ka ekzekutuar gazetarin Ruhollah Zam, i dënuar për shpëndarjen e orareve të protestave dhe të dhënave të turpshme për zyrtarët iranianë në faqen e tij të internetit, në kohën kur vendin e kishte përfshirë një valë e gjatë protestash antiqeveritare.
Televizioni shtetëror iranian dhe agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA, thanë se gazetari 47 vjeç, Ruhollah Zam, është ekzekutuar me varje të shtunën në mëngjes, pa dhënë hollësi të tjera.
Protestat që kishin nisur në fund të vitit 2017 ishin sfida më e madhe për pushtetin në Iran që nga protestat e Lëvizjes së Gjelbër të vitit 2009 dhe e përgatitën terrenin për kryengritje të ngjashme masive në nëntor të vitit të kaluar.
Në videot e shpërndara nga gazetari i dënuar dëgjoheshin thirrje kundër presidentit Hassan Rouhani dhe madje edhe kundër liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei. Zam, i cili kishte thënë se ka ikur nga Irani pasi është akuzuar në mënyrë të rreme për bashkëpunim me shërbimet e huaja të inteligjencës, kishte mohuar se ka nxitur dhunë. Zam kishte jetuar në Francë për një kohë të gjatë. Franca e ka kritikuar dënimin me vdekje për gazetarin dhe e ka quajtur goditje serioze ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit në Iran
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
43.8%
-
I keq
20.9%
-
As i mirë as i keq
35.3%
Vota total: 623
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Avioni ushtarak amerikan rrëzohet në Detin e Kuq, dyshohet se ishte aksidentale
22 Dhjetor, 10:31
-
Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin
18 Dhjetor, 15:09
-
Presidenti i Iranit bllokon ligjin ‘drakonian’ për hixhabin
15 Dhjetor, 19:47
-
Sfidoi regjimin iranian, arrestohet këngëtarja që mbajti koncert pa hixhab
15 Dhjetor, 09:28
-
Damask/ Udhëheqësi i rebelëve al-Jolani: Izraeli nuk ka më justifikime për sulme në Siri
14 Dhjetor, 18:46
-
Ish-gazetari i REL dënohet me 10 vjet burg në Iran
14 Dhjetor, 15:48
-
Iran, këngëtarja thyen rregullat fetare, regjistron koncert pa hixhab (VIDEO)
13 Dhjetor, 12:49
-
Moska: Bashar al-Assad strehohet në Rusi! Irani: Terroristët do të sulmojnë Irakun
11 Dhjetor, 07:40
-
Rënia e Assadit, goditje për ndikimin e Iranit dhe Rusisë, rrezik ardhja e islamistëve ekstrem në Siri
9 Dhjetor, 17:21
-
Irani urdhëron evakuimin e personelit diplomatik dhe ushtarak nga Siria
7 Dhjetor, 08:37
-
Gjeorgji/ Vijojnë protestat kundër vendimit për pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE! Policia akuzohet se ka torturuar protestuesit e arrestuar
4 Dhjetor, 13:04
-
Nata e pestë e protestave, Gjeorgjia pro-evropiane kthehet në rrugë kundër qeverisë pro-ruse! Përleshje dhe dhunë policore
3 Dhjetor, 22:48