IRAN - Irani ka ftuar inspektorët e OKB për të vizituar centralin e Arak në 8 dhjetor. Ky është hapi i parë konkret nën një marrëveshje kooperimi lidhur me programin bërthamor të Teheran-it.
Drejtori i Përgjithshëm i 'International Atomic Energy Agency', njohur shkurt si IAEA, Yukiya Amano po shqyrton mundësinë e vënies në praktikë të marrëveshjes mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, për të ulur aktivitetin bërthamor të Teheranit.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje të përkohshme të arritur në Gjenevë disa ditë më parë, IAEA do të monitorojë centralet e pasurimit të uraniumit të Iranit.
Por në fakt, vizita e muajit të ardhshëm të IAEA në centralin e prodhimit të ujërave në qytetin e Arak është pjesë e një marrëveshjeje tjetër të arritur në 11 nëntor ndërmjet kësaj agjensie dhe Iranit.
Godina e Arak prodhon ujëra të fuqishëm në dobi të reaktorit afër saj, i cili është ende në ndërtim. Vendet Perëndimore janë të shqetësuar pasi reaktori për të cilin Irani lajmëroi se mund të fillojë nga puna vitin tjetër, mund të prodhojë plutonium për bombat bërthamore.
Irani pranoi të ndalojë ndërtimin e reaktorit dhe furnizimin e saj.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com