OKB
"Sipas ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, në atë kohë që mund të konsiderohet e nevojshme, Irani rezervon të drejtën legjitime për t'iu përgjigjur me vendosmëri Izraelit për vrasjen e gjeneralit të Gardës Revolucionare Seyyed Razi Mousavi, në Siri", kështu shkroi në letrën e drejtuar të OKB-së, Ambasadori i Teheranit në Kombet e Bashkuara, Saeed Iravani.
Këtë letër ai i'a drejtoi Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, duke e cilësuar operacionin që çoi në vdekjen e Musaviut si "një akt terrorist për shkak të tre raketave të lëshuara nga pozicionet e regjimit izraelit në Lartësitë e pushtuara të Golanit”.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Erdogan sulmon Netanyahun: Ai sillet si Hitleri! Bastisje pranë spitalit në Khan Younis, 20 viktima! Irani: Nëse Izraeli na sulmon, Tel Avivi do të rrafshohet









