Lufta/ Erdogan sulmon Netanyahun: Ai sillet si Hitleri! Bastisje pranë spitalit në Khan Younis, 20 viktima! Irani: Nëse Izraeli na sulmon, Tel Avivi do të rrafshohet

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, sulmoi sërish kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun, gjatë fjalimit të tij në Ankara, duke e krahasuar atë me “nazistin” Adolf Hitler.

“Gjithçka nga BE-ja e deri te agjencitë e lajmeve kanë dështuar në këtë krizë në Gaza. Kuptuam se institucionet që flasin shumë janë krejtësisht bosh kur bëhet fjalë për Izraelin. Nga sot kanë kaluar 80 ditë nga fillimi i sulmeve. Të gjitha vlerat e njerëzimit na u shkatërruan para syve. Nga ndryshon nga Hitleri? Ajo që po bën Netanyahu është më pak se ajo që bëri Hitleri? Perëndimi dhe SHBA kanë mbështetur më të gjitha mënyrat për Izraelin. Ata vranë më shumë se 20 mijë banorë të Gazës. Spitalet, shkollat ​​dhe objektet e kultit, që nuk duhen prekur as në luftë, u bombarduan. Shkencëtarët e Gazës ranë dëshmor bashkë me familjet e tyre. Pavarësisht dhjetëra përpjekjeve diplomatike, ne nuk mundëm të parandalonim vrasjen e qindra banorëve të Gazës. Sot Gjermania vazhdon të paguajë çmimin për Hitlerin. Kjo është arsyeja pse Gjermania nuk ka zë. Nuk i detyrohemi askujt. Perëndimi është në borxh dhe nuk mund të flasë", tha Erdogan.

Intensifikimi i sulmeve në Rripin jugor të Gazës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të enklavës, të kontrolluar nga Hamasi, të paktën 20 persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një sulm izraelit pranë spitalit Al- Amal.

SHBA shkatërruan 12 dronë dhe pesë raketa të lëshuara nga Houthi mbi Detin e Kuq.  Këtë e bën të ditur Pentagoni në një postim. Ushtria amerikane njoftoi se kishte kapur dhe shkatërruar një sërë dronesh dhe raketash në jug të Detit të Kuq të lëshuar nga rebelët jemenas të mbështetur nga Irani

Tal Mitnick, një aktivist 18-vjeçar izraelit, u dënua me 30 ditë burg ushtarak për refuzimin e bashkimit me ushtrinë në shenjë proteste kundër luftës së Izraelit në Gaza. 

"Dhuna nuk mund ta zgjidhë situatën, as nga ana e Hamasit dhe as nga ana e Izraelit. Nuk ka zgjidhje ushtarake për një problem politik", shkroi ai në një deklaratë duke shpjeguar vendimin e tij.

Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për të diskutuar rreth zhvillimeve në luftën në Rripin e Gazës.

Numri i palestinezëve të arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori është rritur në afro 4.800, transmeton Anadolu.

Për këtë çështje është dhënë deklaratë e përbashkët me shkrim nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Komiteti për Çështjet e të Burgosurve Palestinezë, i lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës.

Forcat izraelite arrestuan 12 persona të tjerë në bastisjet e kryera në Tulkarm, Ramallah, Betlehem dhe Khalil mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm. Numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori është rritur në 4.795.

“Në rast të çdo lloj agresioni kundër Iranit nga regjimi sionist, Irani do ta rrafshojë Tel Avivin",- është shprehur Iraj Masjedi, këshilltari kryesor i komandantit të Forcave Qods të Gardës Revolucionare iraniane, Esmail Qaani.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:51
Italia e shqetësuar për ambasadorin e ardhshëm izraelit

1703706774_izraelll.JPG

Benny Kashriel

Qeveria italiane thuhet se i ka shprehur Izraelit shqetësimin për zgjedhjen e ambasadorit të ardhshëm izraelit në Romë, Benny Kashriel, për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me lëvizjen e kolonëve.

Kështu raporton Times of Israel , duke shtuar se Benny Kashriel , kryebashkiak i vendbanimit të madh të Ma'ale Adumim në Bregun Perëndimor, u zgjodh si ambasadori i ardhshëm i Izraelit në Itali në korrik të këtij viti,  nga ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen.

Times of Israel njofton se Italia ka dërguar mesazhe joformale në Jerusalem, duke shprehur shqetësimin për emërimin e Kashriel-it, megjithëse ky i fundit ende nuk është konfirmuar në detyrë.

 Kashriel ka qenë kryebashkiak i Ma'ale Adumim, një nga vendbanimet më të mëdha në Bregun Perëndimor, për 31 vjet, gjithashtu drejtues i Këshillin Yesha, një organ ombrellë për lëvizjen e vendbanimeve, nga 1999 deri në 2001, transmeton La Repubblica,

Ora 19:38
Irani: Nëse Izraeli na sulmon, Tel Avivi do të rrafshohet

1703702392_rrrffddc.JPG

Iraj Masjedi

“Në rast të çdo lloj agresioni kundër Iranit nga regjimi sionist, Irani do ta rrafshojë Tel Avivin",- është shprehur Iraj Masjedi, këshilltari kryesor i komandantit të Forcave Qods të Gardës Revolucionare iraniane, Esmail Qaani.

“Irani mbështet rezistencën (Hamas) dhe palestinezët e shtypur, por forcat e rezistencës nuk kanë nevojë për ndihmën e Iranit gjatë luftës së tyre kundër Izraelit në Gaza, sepse janë të afta ta mposhtin regjimin vetë”,- shtoi ai.

Irani ka deklaruar vazhdimisht se është i gatshëm t'i përgjigjet çdo sulmi nga Izraeli. Forcat tokësore të ushtrisë së Teheranit njoftuan sot se do të pozicionojnë pesë njësi raketash në koordinata kyçe brenda vendit për të luftuar çdo agresion të mundshëm.

Ora 15:43
Kandidonte për të përfaqësuar Izraelin në Eurovizion, vritet këngëtari i njohur në Gaza

1703688124_iz.jpg

Shaoli Greenglick

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit lëshoi ​​një deklaratë të mërkurën (27 Dhjetor), në të cilën njoftoi vdekjen e tre anëtarëve të forcave të saj të armatosura, në luftën që po zhvillohet në Rripin e Gazës.

Mes tre viktimave është edhe kapiteni Shaoli Greenglick, i cili konkuroi rreth një muaj më parë në HaKokhav Haba, një konkurs talentesh përmes të cilit zgjidhet artisti që do të përfaqësojë Izraelin në Eurovision 2024.

Sipas raportimit nga eurovisionfun.com, këngëtari 25-vjeçar është shfaqur në audicion me uniformë ushtarake, duke dashur t’ia kushtojë këngën që ka realizuar miqve të tij që po luftojnë në Rripin e Gazës.

Me 83%, Shaoli Greenglick kishte arritur të kalonte në raundin tjetër të talent show-t dhe së shpejti do të dilte sërish në raundin tjetër, duke synuar të përfaqësonte Izraelin në Festivalin e 68-të të Eurovizionit.

Në të njëjtën kohë, për ditën e 82-të vazhdon gjakderdhja e popullit palestinez me Izraelin që deklaron se lufta do të vazhdojë me muaj të tërë. Përmes ministrit të Mbrojtjes, ajo thotë se është e përfshirë në një “luftë me shumë fronte”, duke rritur shqetësimet për përshkallëzimin rajonal.

Në Gaza, të paktën 21,110 njerëz janë vrarë dhe 55,243 janë plagosur në sulmet izraelite që nga 7 tetori.

Ora 15:14
Izraeli ka arrestuar mbi 4 mijë palestinezë në Bregun Perëndimor që prej tetorit

1703277458_gazaaa.JPG

Gaza pas bombardimeve izraelite

Numri i palestinezëve të arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori është rritur në afro 4.800, transmeton Anadolu.

Për këtë çështje është dhënë deklaratë e përbashkët me shkrim nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Komiteti për Çështjet e të Burgosurve Palestinezë, i lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës.

Forcat izraelite arrestuan 12 persona të tjerë në bastisjet e kryera në Tulkarm, Ramallah, Betlehem dhe Khalil mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm. Numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori është rritur në 4.795.

Gjatë fushatës së arrestimeve, ushtarët izraelitë rrahën dhe abuzuan palestinezët dhe dëmtuan shtëpitë e tyre dhe pronat e tjera, thuhet në deklaratë.

Ora 15:10
Erdogan sulmon sërish Netanyahun: Nuk ndryshon nga Hitleri

1701861642_receptayyiperdoan.jpg

Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, sulmoi sërish kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun, gjatë fjalimit të tij në Ankara, duke e krahasuar atë me “nazistin” Adolf Hitler.

“Gjithçka nga BE-ja e deri te agjencitë e lajmeve kanë dështuar në këtë krizë në Gaza. Kuptuam se institucionet që flasin shumë janë krejtësisht bosh kur bëhet fjalë për Izraelin. Nga sot kanë kaluar 80 ditë nga fillimi i sulmeve. Të gjitha vlerat e njerëzimit na u shkatërruan para syve. Nga ndryshon nga Hitleri? Ajo që po bën Netanyahu është më pak se ajo që bëri Hitleri? Perëndimi dhe SHBA kanë mbështetur më të gjitha mënyrat për Izraelin. Ata vranë më shumë se 20 mijë banorë të Gazës. Spitalet, shkollat ​​dhe objektet e kultit, që nuk duhen prekur as në luftë, u bombarduan. Shkencëtarët e Gazës ranë dëshmor bashkë me familjet e tyre. Pavarësisht dhjetëra përpjekjeve diplomatike, ne nuk mundëm të parandalonim vrasjen e qindra banorëve të Gazës. Sot Gjermania vazhdon të paguajë çmimin për Hitlerin. Kjo është arsyeja pse Gjermania nuk ka zë. Nuk i detyrohemi askujt. Perëndimi është në borxh dhe nuk mund të flasë", tha Erdogan.

Ora 15:01
Rikthehen shërbimet telefonike në Gaza

1701415713_gaza.jpg

Gaza pas bombardimeve izraelite

Kompania palestineze e telekomunikacionit Paltel tha se shërbimet e internetit dhe telefonisë po riktheheshin gradualisht në të gjithë Gazën, raporton Times of Israel. 

"Dëshirojmë të njoftojmë rikthimin gradual të shërbimeve të telekomunikacionit në zonat qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës pas një ndërprerjeje të shkaktuar nga agresioni në vazhdim", tha Paltel.

Ditën e djeshme (26 Dhjetor) kompania njoftoi dështimin e katërt të këtij lloji që nga fillimi i Lufta midis Izraelit dhe Hamasit, 7 tetor.

Ora 14:34
Presidenti palestinez Abbas: Në Gaza po bëhet kasaphanë, SHBA po zgjat luftën

1703684042_kjas.jpg

Foto nga vikimat e Gazës pas bombardimeve izraelite

Presidenti i Autoritetit Palestinez, në një deklaratë ditën e sotme e cilësoi luftën në Gaza si një krim të rëndë kundër popullsisë së vet, të paprecedentë në historinë e vendit.

Ndërsa akuzoi Uashingtonin se po zgjaste vuajtjet duke kundërshtuar rezolutat për armëpushim, Abbas tha se ajo që po ndodhte shkonte përtej katastrofës dhe përtej asgjësimit.

Dhe tmerret duket se nuk do të përfundojnë në të ardhmen e afërt, teksa Izraeli paralajmëroi se lufta do të vijonte edhe për shumë muaj të tjerë.

“Ne nuk do të ndalemi. Nuk ekziston diçka të tillë. Nuk do të ndalemi. Lufta do të vazhdojë deri në fund”, tha Natanyahu.

Ndërkohë paktën 241 janë vrarë dhe 400 janë plagosur gjatë 24 orëve në Rripin e Gazës.

Bilanci i së martës ishte tragjik në Rripin e Gazës, ku ushtria izraelite ka zgjeruar operacion ushtarak. Tel Avivi bëri të ditur se kishte goditur më shumë se 100 pozicione të Hamasit, me shpërthime të forta që u dëgjuan edhe në orët e para të së mërkurës.

Forcat e mbrojtjes e kanë intensifikuar fushatën gjatë periudhës festive, veçanërisht në zonat jugore dhe qendrore të territorit. Të paktën 6 persona u vranë edhe në Bregun e pushtuar Perëndimore, pasi Izraeli ndërmori një sulm me dron në kampin e refugjatëve të Nur Shams.

Ora 12:35
Hezbollahu pretendon se janë lëshuar 18 raketa në veri të Izraelit

1703676914_rak.jpg

Foto ilustruese e lëshimit të një raketeje

Hezbollahu libanez ka marrë përgjegjësinë për lëshimin e të paktën 18 raketave në Rosh Hanikra në veri të Izraelit, duke thënë se ato kanë shënjestruar një post ushtarak pranë një baze të marinës. 

Kështu raporton Times of Israel, duke saktësuar se të paktën gjashtë raketa janë kapur nga sistemi Iron Dome dhe se për momentin nuk ka raportime për viktima apo dëme.

Ora 12:24
VIDEO/ Fëmijëve në Gaza u japin qetësues për t’u lehtësuar dhimbjet ndërsa vdesin

1703676254_gaga.jpg

Foto nga spitali i Gazës

Francesca Albanese, raportuesja speciale e OKB-së për territoret palestineze, tha se fëmijëve në Gaza u jepen qetësues për t’u lehtësuar dhimbjet ndërsa vdesin, pasi nuk ka shpresa që mund të shërohen.

Ajo tha se një djali 9-vjeçar i quajtur Ahmad iu dha qetësues për t’i lehtësuar dhimbjen.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë denoncoi shkatërrimin e sistemit shëndetësor në Rripin e Gazës, i cili po pëson dëme të mëdha në luftë dhe përsëriti thirrjet për shpalljen e armëpushimit të menjëhershëm.

“Shkatërrimi i sistemit shëndetësor të Gazës është një tragjedi”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

OBSH ka dhënë prej kohësh alarmin për gjendjen e sistemit shëndetësor që nga lufta, më e përgjakshme ndonjëherë në Rripin e Gazës.

Operacionet ushtarake në shkallë të gjerë të Izraelit që atëherë, veçanërisht sulmet masive ajrore, kanë vrarë 20,915 njerëz, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit në Gaza. 54.918 persona të tjerë janë plagosur.

Javën e kaluar, OBSH theksoi se nuk ka mbetur asnjë spital funksional në veri të Gazës.

 

Ora 10:31
Periudha e pasluftës në Gaza është fokusi i bisedës mes ministrit izraelit dhe këshilltarit amerikan në Uashington

1703669418_jak.jpg

Jake Sullivan

Kishte gjithashtu "kalimin në një fazë tjetër të luftës për t'u fokusuar në objektivat me vlerë të lartë të Hamasit" dhe "planifikimin" e pasluftës në Gaza, "përfshirë qeverisjen, sigurinë dhe një horizont politik për palestinezët", në qendër të Biseda në Uashington mes ministrit izraelit për çështjet strategjike, Ron Dermer, dhe këshilltarit të sigurisë kombëtare, Jake Sullivan. 

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare i tha Times of Israel. Dermer, një nga këshilltarët më të afërt të Netanyahut, dhe Sullivan folën gjithashtu për situatën humanitare në Gaza dhe përpjekjet për të sjellë në shtëpi pengjet e mbajtura në Rrip që nga sulmi i 7 tetorit në Izrael.

Ora 10:27
Delegacioni palestinez pritet në Kajro

1703669220_dele.jpg

Kajro

Një delegacion i zyrtarëve të Autoritetit Palestinez pritet të udhëtojë në Kajro në ditët në vijim për bisedime me bashkëbiseduesit egjiptianë në lidhje me të ardhmen e Rripit të Gazës. 

Times of Israel shkruan këtë, duke rilançuar një artikull të Haaretz, i cili citon një zyrtar palestinez të nivelit të lartë, sipas të cilit 'kanali' midis Egjiptit dhe Autoritetit Palestinez u hap pasi Kajro propozoi një plan trefazor për përfundimin e luftës (faza e dytë do të përfshinte një "dialog kombëtar palestinez" të sponsorizuar nga Egjipti). 

Dhe, sipas raporteve të shtypit, shefi i inteligjencës së Autoritetit Palestinez, Majed Faraj, tashmë është nisur për në Kajro për të folur për ndryshimet në propozimin egjiptian. Në javët e fundit Egjipti dhe Katari kanë vepruar si ndërmjetës midis Izraelit dhe Hamasit.

Ora 10:25
Hamasi akuzon Izraelin për vjedhje të organeve nga 80 trupa palestinezë

1702793561_sulmohetizraeli.jpg

Ushtarët e Hamasit

Zyra e Shtypit e Qeverisë së Gazës, e drejtuar nga Hamasi, akuzoi Izraelin për vjedhje të organeve nga 80 trupa palestinezë të kthyer dje në pikën kufitare Kerem Shalom. 

Sipas lëvizjes islamike, Izraeli "vodhi dinjitetin e 80 martirëve" duke i kthyer "të gjymtuar", lexojmë në një deklaratë të cituar nga mediat arabe. 

"Ekzaminimi i trupave tregon qartë se pushtimi izraelit ua vodhi organet", thuhet në shënimin e Hamasit, duke pretenduar se nuk është hera e parë që Izraeli "gjymton" trupat palestinezë dhe duke bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar të pavarur për incidentin. 

Mediat izraelite raportojnë se kufomat e 80 palestinezëve të vrarë në Gaza janë kthyer dhe varrosur në një varr masiv në Rafah, pasi u hoqën nga morgjet dhe varret dhe u dërguan në Izrael për të verifikuar se mes tyre nuk kishte asnjë peng.

Ora 10:20
Izraeli: Ndaloni vizat automatike për punonjësit e OKB-së, rast pas rasti

1703492037_hahga.jpg

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

Izraeli nuk do t'u japë më viza automatike punonjësve të OKB-së, të cilët i akuzon si "partnerë bashkëfajtorë" në taktikat e Hamasit. 

Njoftimi u bë sot nga zëdhënësi i qeverisë izraelite, Eylon Levy, i cili tha se Izraeli do të shqyrtojë kërkesat për viza nga punonjësit e OKB-së rast pas rasti dhe jo automatikisht. 

Levy akuzoi Kombet e Bashkuara për mbulim të Hamasit, duke thënë se ata nuk arritën të dënonin Hamasin për aktivitetin e tij të supozuar në spitale dhe vjedhjen e supozuar të ndihmave të destinuara për civilët në Gaza, por grupi i mohon të dyja akuzat.

Ora 10:17
Irani i drejton letër OKB-së: Ne kemi të drejtë të përgjigjemi pas vrasjes së gjeneralit Mousavi

1703248078_okb.jpg

OKB

"Sipas ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, në atë kohë që mund të konsiderohet e nevojshme, Irani rezervon të drejtën legjitime për t'iu përgjigjur me vendosmëri Izraelit për vrasjen e gjeneralit të Gardës Revolucionare Seyyed Razi Mousavi, në Siri", kështu shkroi në letrën e drejtuar të OKB-së, Ambasadori i Teheranit në Kombet e Bashkuara, Saeed Iravani.

Këtë letër ai i'a drejtoi Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, duke e cilësuar operacionin që çoi në vdekjen e Musaviut si "një akt terrorist për shkak të tre raketave të lëshuara nga pozicionet e regjimit izraelit në Lartësitë e pushtuara të Golanit”.

Ora 09:46
Emiri i Katarit bisedë telefonike me Biden, fokusi armëpushimi në Gaza

1703667029_bidnr.jpg

Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani dhe Joe Biden

Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, zhvilloi mbrëmjen e së martës (26 Dhjetor) një bisedë telefonike me presidentin amerikan Joe Biden.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve e Katarit Qna. Siç raportohet, dy liderët diskutuan zhvillimet e fundit në Gaza dhe rreth territoreve të pushtuara palestineze.

Po ashtu, gjatë bisedës ata diskutuan edhe për tentativat e përbashkëta ndërmjetësuese për të arritur një armëpushim të përhershëm.

“Gjatë bisedës telefonike, përcjell Qna, diskutuam për marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve mike dhe mënyrat e mbështetjes dhe zhvillimit të tyre, si dhe për çështjet kryesore rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët”.

Nga ana tjetër, shefi i shtabit të ushtrisë izraelite Herzi Halevi deklaroi më herët se lufta në Gaza do të vazhdojë edhe për shumë muaj të tjerë.

Ora 08:43
Refuzoi të regjistrohej si ushtar, 1 muaj arrest me burg ushtarak për pacifistin 18 vjeçar izraelit

1703663026_tal.jpg

Tal Mitnick

Tal Mitnick, një aktivist 18-vjeçar izraelit, u dënua me 30 ditë burg ushtarak për refuzimin e bashkimit me ushtrinë në shenjë proteste kundër luftës së Izraelit në Gaza. 

"Dhuna nuk mund ta zgjidhë situatën, as nga ana e Hamasit dhe as nga ana e Izraelit. Nuk ka zgjidhje ushtarake për një problem politik", tha ai në një deklaratë duke shpjeguar vendimin e tij. 

Mitnick u arrestua këtë mëngjes në bazën ushtarake Tel Hashomer dhe u dënua menjëherë, sipas Mesarvot, organizatës që mbështet të rinjtë izraelitë që refuzojnë të marrin pjesë në shërbimin ushtarak.

Ora 08:35
Pentagoni: SHBA shkatërroi 12 dronë dhe 5 raketa të lëshuara mbi Detin e Kuq

1703662804_an.jpg

Aniija që u shkatërrua nga SHBA në Detin e kuq

SHBA shkatërruan 12 dronë dhe pesë raketa të lëshuara nga Houthi mbi Detin e Kuq. Këtë e bën të ditur Pentagoni në një shënim. 

Ushtria amerikane njoftoi se kishte kapur dhe shkatërruar një sërë drone dhe raketa në Detin e Kuq jugor të lëshuar nga rebelët jemenas të mbështetur nga Irani. 

“Ushtria amerikane e dislokuar në rajon rrëzoi 12 dronë sulmues, 3 raketa balistike kundër anijeve dhe 2 raketa lundrimi në Detin e Kuq rreth orës 10 të mëngjesit. Nuk ka pasur dëmtime në varka në zonë dhe nuk raportohet për të lënduar”, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së, Centcom, duke specifikuar se disa përgjime janë kryer nga avionë. duke u nisur nga aeroplanmbajtësja USS Eisenhower. 

Ora 08:29
Autoritetet izraelite: Rripi i Gazës duhet të çmilitarizohet pas luftës

1703662446_gaza.jpg

Gaza pas bombardimeve izraelite

Izraeli ka bërë thirrje për çmilitarizimin e Rripit të Gazës dhe krijimin e një zone të përkohshme të sigurisë brenda territorit pas përfundimit të luftës izraelite

Ofir Gendelman, zëdhënës i kryeministrit Benjamin Netanyahu, tha se Gaza duhet të kthehet në një zonë të çmilitarizuar. Sipas tij, Izraeli duhet të sigurojë që enklava bregdetare kurrë nuk do të përbëjë një bazë për të nisur sulmet kundër Izraelit.

“Kjo do të kërkojë krijimin e një zone të përkohshme të sigurisë përgjatë kufirit të Gazës me Izraelin”, tha Gendelman.

Ai gjithashtu bëri thirrje për formimin e mekanizmave të inspektimit përgjatë kufirit midis Gazës dhe Egjiptit për të “parandaluar kontrabandën e armëve” në territor.

“Për të ardhmen e parashikueshme, Izraeli do të mbajë përgjegjësinë e sigurisë në Rripin e Gazës”, tha Gendelman.

Në përgjigje të sulmit ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor, Izraeli nisi sulme ajrore dhe tokësore në territorin bregdetar dhe që atëherë ka vrarë të paktën 20.915 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Sulmet izraelite e kanë shndërruar Gazën në gërmadha me 60 për qind të infrastrukturës së enklavës të dëmtuar ose shkatërruar dhe me gati 2 milionë njerëz të zhvendosur mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Tel Avivi është zotuar të shkatërrojë Hamasin dhe të sigurojë lirimin e të gjithë pengjeve të marra gjatë sulmit të tetorit. Disa prej tyre u kthyen pas një pauze humanitare 1-javore në nëntor në këmbim të disa të burgosurve palestinezë.

S.S/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kriza politike në Korenë e Jugut/ Miratohet mocioni i shkarkimit të presidentit në detyrë

Kriza politike në Korenë e Jugut/ Miratohet mocioni i shkarkimit të presidentit në detyrë