Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, Ali Bahreini, tha se Izraeli duhet të respektojë armëpushimin në Liban dhe se çdo sulm i mëtejshëm do ta ndërlikonte situatën dhe do të kishte pasoja.

Ndërkohë edhe Rusia kërkon që përshkallëzimi i dhunës në Liban të mos injorohet.

“Përshkallëzimi shkatërrues i dhunës në Liban nuk duhet nënvlerësuar kur diskutohet kriza që ka zhytur Lindjen e Mesme. Përkundrazi, zhvillimet në Liban janë rezultat i agresionit të paprovokuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli", tha Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova.


Lajmi kryesor:

Sulmet e Izraelit në Liban, mbi 200 të vdekur! Vance për negociatat: Duam që Irani të mos ketë armë bërthamore dhe që Hormuzi të rihapet