Irani kërcënon SHBA: Do pendoheni, nëse tërhiqeni nga marrëveshja bërthamore
Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani tha se raketat e shtetit të tij nuk do të jenë temë e negociatave dhe se SHBA-ja do të pendohet në qoftë se do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore.
Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani tha se raketat e shtetit të tij nuk do të jenë temë e negociatave dhe se SHBA-ja do të pendohet në qoftë se do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore, raporton Anadolu Agency (AA).
Ruhani i cili iu drejtua popullit në qytetin Sebzivar tha se aktivitetet raketore në kuadër të marrëveshjes bërthamore nuk do të bëhen temë e negociatave dhe se do të vazhdojnë të prodhojnë dhe të ruajnë armë dhe raketa.
“Ne nuk do të negociojmë me askënd në lidhje me armët e mbrojtjes. Do të vazhdojmë të prodhojmë dhe të ruajmë raketa dhe armë aq sa kemi nevojë”, tha Ruhani.
Ruhani tha se SHBA-ja po merr vendime të gabuara për 40 vite në lidhje me Iranin. Ai pretendon se tërheqja e këtij shteti nga marrëveshja bërthamore do të jetë një gabim historik. “SHBA-ja do të pendohet nëse tërhiqet nga marrëveshja bërthamore”, tha ai.
Duke rikujtuar se dëshirojnë të krijojnë dialog me botën, Ruhani tha se e kanë të gatshëm planin në bazë të vendimit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump për tërheqjen apo jo nga marrëveshja bërthamore, për të cilin do të vendos ditën e shtunë. Presidenti amerikan Trump disa herë ka thënë se do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin.
Marrëveshja bërthamore është nënshkruar në vitin 2015 mes Iranit dhe shteteve P5+1 (SHBA, Britania e Madhe, Kina, Franca, Rusia dhe Gjermania) në periudhën e Barack Obamës si president i SHBA-ve. Vendimi përfundimtar i Trump-it në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar pritet të shpallet më 12 maj.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.6%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2390
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Spahiu: Ndihma SHBA për Shqipërinë është pikë në oqeanin 70 miliard USD, që i japin botës
29 Janar, 21:48
-
Kosovë/ Albin Kurti refuzon të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit
29 Janar, 20:26
-
Skënder Minxhozi: Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane
29 Janar, 20:03
-
Administrata Trump ngrin fondet federale/ Washington Post: Presidenti është tërhequr! Shtëpia e Bardhë e mohon: Mbetet në fuqi
29 Janar, 19:57
-
Kina lançon Deep Seek, eksperti i IT: Më rezulton më e saktë se Chat GPT! Shumë profesione po zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale
29 Janar, 19:49
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha zhduku provat e 21 janarit! Petraj: SPAK s’mund të jetë si xhelat për krimet zgjedhore
29 Janar, 19:32
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, urdhri i plotë i Donald Trump! Ja si mund të kthehet mbështetja për Shqipërinë
29 Janar, 19:08
-
Pyetje-përgjigje/ Pse Trump ngriu ndihmat e huaja? DASH: Brenda pak ditësh u ndaluan 1 mld $ shpenzime që nuk përputhen me 'Amerika e Para'
29 Janar, 18:31
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57