Irani, Koreja e Veriut dhe Siria kanë bllokuar draftin për traktatin e parë në botë prej 70 miliardë dollarësh nga Kombet e Bashkuara përsa sa i përket armëve konvencionale.
Diplomati Australian Peter Woolcott, që kryeson konferencën e OKB-së, që ka nisur punimet prej 10 ditësh, tha se negociatorët nuk mundën t’i bindin tre vendet të miratojnë draftin.
Ky draft u kërkonte këtyre shteteve të siguronin se armët konvencionale nuk do të transferoheshin nga njëri kufi në tjetrin, nëse ato do të përdoreshin për abuzime ndaj të drejtave të njeriut.
Edhe pa miratimin e tyre drafti do të dërgohet për votim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku pritet të kalojë me një mazhorancë të theksuar.
Aktivistët për kontrollin e armvë dhe organizatat e të drejtave të njeriut cilësuan draftin si një traktakt të mirë për të ndaluar rrjedhjen e pakontrolluar të armëve.
Qëllimi i këtij traktati është të vendosë standartet për të gjitha pikat kufitare përsa i përket trasferimit të armëve konvecionale në mënyrë që këto armë të mos përdoren për akte genocidi, krime ndaj njerëzimit, krime lufte apo terrorizëm.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com