Rënia e krerëve në blegtori çon në rekord importet e mishit me 2021

Rënia e krerëve në blegtori çon në rekord importet e mishit me 2021

Foto ilustruese

Rënia e numrit të krerëve të bagëtive kryesisht (dele, lopë dhe dhi) me rreth 20 % në pesë vitet e fundit përveçse po ndikon në rritjen e çmimeve të prodhimeve vendase, mishit dhe bulmetit, po çon në përkeqësimin e bilancit tregtar me jashtë. Vitin e kaluar importet e mishit shënuan rritje të mprehte duke arritur rekord në dy dekadat e fundit, sipas të dhënave të INSTAT.

Në vitin 2021 importet e mishit shënuan 43,8 mijë tonë, me një rritje 9 për qind me vitin pandemik 2020 dhe 6.4 % në raport me vitin normal 2019. Kompanitë importuan me çmime të lira gjatë 2021 pasi importet në vlerë në 5 vitet e fundit nuk paraqesin ndryshim të qenësishëm, teksa sasia e tyre po vjen në rritje të dukshme gjatë viteve të fundit (shiko grafikun bashkëngjitur).

Importet e mishit pritet të rriten me tej gjatë viteve në vijim, për dy arsye themelore.

E para lidhet me rënien e shpejtë të numrit të bagëtive. Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë, numri i fermave që mbarështojnë më shumë se 5 lopë është reduktuar nga 4,250 ferma (në vitin 2015) në 3,472 ferma (në vitin 2019) , duke konfirmuar vështirësitë e fermerëve me rritjen e kostove të inputeve dhe ushqimit, koston e lartë të punimit të tokës dhe çmimin e ulët të qumështit . Edhe numri i gjedheve për mish po përjeton të njëjtin trend negativ, ndërsa ferma mesatare është gjithashtu shumë e ulët 2.48 gjedhë/fermë. Gjithashtu numri i deleve dhe dhive ra me nga 18% secila në 5 në periudhën 2015-2020.

Së dyti importet e mishit do të nxiten nga rritja e kërkesës për shkak rritjes së numrit të turistëve. Gjatë vitit të kaluar kanë vizituar vendin rreth 5.7 milionë vizitorë të huaj. Numri i vizitorëve po rritet me ritme dyshifore nga viti në vit, teksa kërkesa për mish po rritet nga baret dhe restorantet.

Mishi është baza e recetave tradicionale në vendin tonë. Altin Prenga që zotëron njësitë e agroturizmit, Mrizi i Zanave ka pohuar se furnizimi me mish vendi po bëhet gjithnjë e më vështirë dhe me kosto të lartë.

Rritja e çmimit të mishit që shërben si lëndë e parë pothuajse për të gjitha restorantet në vend, ndikon në rritjen e çmimeve finale në këto njësi.

Gjithashtu rënia e krerëve ishte një ndër faktorët kryesorë për rritjen me rreth 20-40 % të çmimeve të me pakicë të bulmetrave./Monitor

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!