IRAN-Ministri i Jashtëm i Iranit ka thënë se marrëveshja bërthamore, e arritur midis Teheranit dhe fuqive botërore, do të jetë ''e vdekur'' nëse Kongresi i Shteteve të Bashkuara miraton sanksione të reja.
Duke folur për revistën amerikane ''Time'', Mohammad Javad Zarif ka thënë se Teherani ''nuk do të negociojë nën presion''.
Më 24 nëntor në Gjenevë, Irani dhe gjashtë fuqitë botërore kanë arritur një marrëveshje të përkohshme, sipas së cilës, Teherani do të frenojë programin e tij bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.
Disa senatorë amerikanë kanë diskutuar idenë e vendosjes së sanksioneve të reja kundër Iranit, të cilat do të hynin në fuqi pas gjashtë muajve, nëse shkelet marrëveshja e 24 nëntorit.
Nga ana tjetër Shtëpia e Bardhë ka kërkuar nga ligjvënësit që të mos vendosin sanksione të reja dhe t’iu lënë kohë negociatave.
Redaksia Online
(azh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com