Foto nga cisterina e naftës në Gjirin e Omanit
Irani ka marrë përgjegjësinë për sekuestrimin e cisternës së naftës në Gjirin e Omanit, në të cilën hipën njerëz të armatosur me uniformë mëngjesin e sotëm.
Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, në një artikull, konfirmoi se konfiskimi u krye nga marina iraniane, pa treguar emrin e anijes së përfshirë, por duke shpjeguar se veprimi ndodhi në ekzekutim të një urdhri gjyqësor.
Menjëherë u dyshua se konfiskimi ishte vepër e Iranit pasi anija dikur e njohur si 'Suez Rajan' ishte përfshirë në një mosmarrëveshje njëvjeçare midis Teheranit dhe Uashingtonit, e cila përfundimisht bëri që Departamenti Amerikan i Drejtësisë të sekuestroi 1 milion fuçi iraniane.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Afrika e Jugut në GJND: Izraeli po kryen gjenocid në Gazë! Shtëpia e Bardhë: Padia e Afrikës së Jugut është e pabazë










