Irani: Nuk mund të garantojmë që situata në rajon të mbetet e njëjtë

Irani: Nuk mund të garantojmë që situata në rajon të mbetet e njëjtë

1697311521_izrael.jpeg

"Askush nuk mund të garantojë kontrollin e situatës nëse Izraeli pushton Gazën", kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, në një takim mbrëmë në Doha me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

Ky paralajmërim erdhi nga  Irani, ndërsa bombardimet izraelite në Rripin vazhdojnë, Hamasi lëshon raketa kundër shtetit hebre dhe tensionet dhe përleshjet rriten në kufirin me Libanin.

“Është e padurueshme që regjimi sionist vret qindra palestinezë çdo ditë, kështu që regjimi duhet t'i japë fund krimit të luftës dhe rrethimit të Gazës,” tha Amirabdollahian.

“Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje të dyja palëve që të tregojnë përmbajtje ndërsa mbështesin ushtarakisht sionistët”, shtoi ai.

Sipas televizionit shtetëror, ministri i Katarit, nga ana e tij, shprehu shqetësimin për vazhdimin e situatës aktuale dhe tha se vendet e rajonit mbështesin palestinezët.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izraeli përplasje në kufirin me Libanin! Netanyahu: Do ta shkatërrojmë Hamasin! Spitalet në Gaza: Mijëra pacientë mund të vdesin për mungesë furnizimesh


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)