IRAN - Irani duket i vendosur të mos tërhiqet në programin nuklear pavarësisht problemeve të krijuara prej sanksioneve të vendosura nga perëndimi. Konfirmimi vjen prej Presidentit Mahmoud Ahmadinejad i cili në një konferencë shtypi në Teheran tha se nuk ka ndërmend të bëjë hapa prapa edhe pas zhvlerësimit të qëllimshëm të monedhës vendase.
"Nëse mendojnë se mund t'i bëjnë presion Iranit, janë plotësisht gabim dhe duhet të korrigjojnë sjelljen e tyre", tha ai. Ndërkaq, vlera e monedhës vendase është zhvlerësuar me 80% krahasuar me një vit më parë.
Ahmadinejad e cilësoi këtë fakt si pjesë të luftës ekonomike që perëndimi po i bën republikës islamike ndërsa garantoi se vendi ka rezerva të mjaftueshme të valutës së huaj. Ato vlerësohet të kenë arritur në masën 100 miliard dollarë falë eksportit të naftës.
Shtëpia e Bardhë pretendon se qytetarët iranianë fajësojnë liderët e tyre për pasojat e sanksioneve ndërkombëtare.
"Qytetarët iranianë janë të ndërgjegjshëm se kush është përgjegjës për rënien ekonomike në një kohë kur regjimi nuk plotëson detyrimet e kërkuara", -u shpreh zëdhënësi Jay Carney.
(dm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com