Irani paralajmëron pasoja për dërgimin e armëve nga SHBA në Izrael

Irani paralajmëron pasoja për dërgimin e armëve nga SHBA në Izrael

1697813052_ri.jpg

Irani ka parlajmëruar SHBA-në se mund të ketë pasoja për dërgimin e armëve në Izrael, duke shtuar se kjo do ta ndërlikonte më tej situatën në Gaza.

“Mbështetja e gjerë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë dërgimin e armëve dhe municioneve për regjimin sionist, konsiderohet si pjesëmarrje e qeverisë amerikane në krimet e regjimit sionist. Kjo e ndërlikon më tej situatën në Gaza”, tha të premten shefi i shtabit të Forcave të Armatosura iraniane, gjeneralmajor Mohammad Bagheri gjatë një bisede telefonike me ministrin e mbrojtjes të Turqisë, Yasar Guler, raporton CNN

Bagheri tha gjithashtu se nevojiten "veprime serioze" për të parandaluar krimet e luftës dhe bëri thirrje që ndihma humanitare të dërgohet në Gaza. 

Që nga nisja e luftimeve  mes Izraelit dhe Hamasit mbi 4000 palestinezë dhe rreth 1500 izraelitë kanë humbur jetën, ndërsa kanë mbetur të plagosur dhjetëra mijëra të tjerë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Hamasi liron 2 pengje amerikane, një grua dhe vajzën e saj! Izraeli thotë se janë dhe 20 fëmijë! Guterres: Ndihmat duhet të dërgohen shpejt në Gaza


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës