Irani ka pretenduar se Shtetet e Bashkuara po bllokojnë disa klauzola të memorandumit të paqes, ç’ka sipas tyre, mund të çojë në shkatërrimin e marrëveshjes.

"Shtetet e Bashkuara po bllokojnë pjesë të memorandumit të mirëkuptimit, të cilat mund të anulohen", raportoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.

Po ashtu, Irani ka pretenduar se nuk do të bëjë kompromis me ato që ata i cilësojnë si ‘vija të kuqe’ për të drejtat e popullit të tyre.

"Pavarësisht thirrjeve të shumta sot, bllokada amerikane e pjesëve të caktuara të memorandumit të mirëkuptimit, përfshirë çështjen e zhbllokimit të aseteve të ngrira iraniane, vazhdon. Këto çështje nuk janë zgjidhur. Prandaj, ekziston ende mundësia që memorandumi të anulohet në këtë fazë. Irani ka theksuar se nuk do të bëjë kompromis me vijat e tij të kuqe për të siguruar të drejtat e popullit të tij", raportoi agjencia iraniane e lajmeve.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump: Bllokada detare e Hormuzit do të vazhdojë derisa të nënshkruhet marrëveshja! Irani: SHBA-të po pengojnë disa klauzola, gjë që rrezikon të shkatërrojë gjithçka