Luftanija Mbretërore e Britanisë së Madhe
Britania e Madhe po forcon praninë ushtarake në Qipro pas sulmit me dron ndaj bazës britanike në Akrotiri. Kryeministri Keir Starmer njoftoi se Londra po dërgon në rajon luftanijen për mbrojtje ajrore HMS Dragon, si edhe helikopterë me kapacitete kundër dronëve.
Vendimi vjen pasi një dron i prodhimit iranian goditi gjatë fundjavës bazën e RAF Akrotiri, duke shkaktuar dëme të lehta, por pa të lënduar. Starmer e komunikoi lëvizjen edhe me presidentin e Qipros, duke theksuar se masat synojnë rritjen e mbrojtjes në zonë.
Lajmi kryesor:
Do zgjidhej pasuesi i Khameneit, SHBA dhe Izraeli bombardojnë mbledhjen e Asamblesë në Iran! Trump: Vonë për bisedime! Netanyahu: Lufta s’do zgjasë












