Melodia e Champions League do vijojë mbrëmjen e sotme me katër ndeshjet e mbetura për të kompletuar fazën e 1/8-ave.  Pas përballjeve të sotme do mësohet edhe panorama e plotë e katër ndeshjeve çerekfinale.

Në orën 18:45 në 'Camp Nou' luhet Barcelona - Newcastle, me përballjen e parë në Angli që u mbyll 1-1. Trajneri Hansi Flick nuk do ketë të gatshëm te vendasit emra si Balde, de Jong, Kounde dhe Christensen.

Në orën 21:00 luhen tre ndeshje, aty ku spikat Liverpool - Galatasaray. Turqit fituan një javë më parë 1-0 në Stamboll, por të kuqtë kërkojnë përmbysjen përballë tifozëve në 'Anfield', edhe pse asgjë nuk do jetë e lehtë.

Në Londër, Tottenhami pret Atletico Madridin dhe duhet të përmbysë humbjen 5-2 në ndeshjen e parë. Me epërsinë e tre golave dhe me formën jo të mirë të Spurs, duket se Atletico është me 'një këmbë' në çerekfinale.

Në Gjermani, Bayern Munich luan aktin e dytë kundër Atalantës, teksa bavarezët e kanë fituar 6-1 takimin e parë.

Pas ndeshjeve të djeshme është mësuar çerekfinalja e parë e këtij turneu, Arsenal - Sporting Lisbonë.

Champions League, faza e 1/8-ave, ndeshjet e kthimit:

E mërkurë, 18 mars 2026

18:45

Barcelona - Newcastle (1-1)

21:00

Bayern Munich - Atalanta (6-1)

Liverpool - Galatasaray (0-1)

Tottenham - Atletico Madrid (2-5)

E martë, 17 mars 2026

18:45

Sporting Lisbone 5-0 Bodo/Glimt, pas 120 minutave lojë (0-3)

21:00

Arsenal 2-0 Bayer Leverkusen (1-1)

Chelsea 0-3 PSG (2-5)

Manchester City 1-2 Real Madrid (0-3)

Shënim: Në kllapa () rezultatet e ndeshjeve të para

Champions League, ndeshjet çerekfinale:

7 prill 2026

Sporting Lisbonë - Arsenal

PSG vs fituesi i çiftit Liverpool - Galatasaray

Real Madrid vs fituesi i çiftit Bayern Munich - Atalanta

Fituesi i çiftit Barcelona - Newcastle vs fituesit të çiftit Tottenham - Atletico Madrid