Pas Dimonës, raketat iraniane kanë goditur edhe qytetin izraelit të Aradit, duke lënë të plagosur rreth 30 persona atje.
Shërbimi i emergjencës Magen David Adom i Izraelit raportoi se po trajtonte rreth 30 persona me lëndime të ndryshme pas goditjes nga një raketë balistike iraniane në qytetin jugor izraelit të Arad.
Pas raportimeve për shpërthime në zonë, ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në terren, raporton Times of Israel.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Irani sulmon me raketa qytetet izraelite të Aradit dhe Dimonës, plagosen dhjetëra persona! Vendet e G7 kundër Teheranit: Ndalni sulmet ndaj civilëve!












