KUÇOVE- Në fshatin Gegë të Kuçovës kane mbetur rreth 100 banorë kryesisht të moshuar. Edhe pse zonë naftëmbajtëse, mungesa e infrastrukturës ka detyruar te rinjtë të emigrojne.
“Rinia ka ikur se këtu s’ka rrugë as punë as gjë”, tha një banor.
“Këtu del ari i zi dhe ne s’kemi rrugë! Eshtë turp i botës”, tha një banore.
Report Tv kreu nje vezhgim ku shihen rrugët që lidhin lagjet Dikatra, Gjolenaj dhe Gegë, te gjitha të dëmtuara, me gropa dhe ujë, duke e bërë lëvizjen të vështirë, sidomos gjatë reshjeve. Ndersa në verë, banorët përballen me pluhurin që mbulon të gjithë zonën.
“Tani që nis behari është tym e pluhur. Në dimër nuk dalim dot në qytet nga gropat. Kur vijnë zgjedhjet na premtojmë por rrugët nuk i kanë shtruar asnjëhere”, thanë ata.
Mungesa e kanalizimeve i ka detyruar banorët të hapin vetë gropa per ujërat e zeza dhe ato sipërfaqësore, në mënyrë që të mos përhapen në oborre dhe rrugica.
“Kemi bërë puse por nuk është zgjdhje”.
Zona është e rrethuar nga puse nafte dhe, sipas banorëve, rrjedhjet e naftës demtojne prodhimet bujqësore.
“Nafta këtu është skandaloze se dëmton gjithccka. Nafta djeg hekurat po bimët dhe pemët normal që i ka tharë”, tha një banor.
Kompania shtetërore “Albpetrol” është operatori kryesor, me rreth 15,743,00 tonë naftë të nxjerrë vetëm nga fusha e Kuçovës në vitin 2025. Sipas ligjit “Për hidrokarburet”, kjo kompani duhet të beje trajtimin e ujërave per te mos krijuar ndotje. Për më tepër, ligji “Për nxitjen e investimeve” e detyron te asfaltojë dhe rrugët në zonat ku gjenden puset e naftes. Megjithatë, sic thone banorët ligjet nuk zbatohen sepse “Alpetrol” nuk ka bere asnje investim per komunitetin.
Komente











Nje proverb thote: /Fool me once,shame on you,fool me twice,shame on me./Sa here ju kane mashtruar me premtime per vota dhe ju vazhdoni t'i votoni? Tani mos u ankoni,sepse fajin e keni vete qe i votoni mashtruesit.
PërgjigjuMERRNI HUNJ..E DRUNJ DHE PERZEINI TE HUAJT NGA NAFTA..AJO ESHTE E JONA......SE SHTETI JU KA SHIT......
PërgjigjuQudi NATO ska shtruar asnje km rruge por e ka marr gati bazen ajrore ! Quditem si po shkon kjo bote
PërgjigjuE shiti saliu dhe po ta mari shteti pa mbaruar kontrata 50 vjeçare qeveria shkon ne kasacion , ashtu si po shkon me prishjen e disa kontratave .Kuptoni o te mallkuar se sa dem i ka bere saliu ekonomis shqiptare dhe vete Shqiperise .E shiti vendin vetem per te mbushur xhepat e familjes se tije .