Moska: Bashar al-Assad strehohet në Rusi! Irani: Terroristët do të sulmojnë Irakun

Moska: Bashar al-Assad strehohet në Rusi! Irani: Terroristët do të sulmojnë Irakun

Bashar al-Assad dhe Vladimir Putin

Kremlini e ka transferuar Bashar al-Assad në një vend të sigurt në Rusi, tha zëvendësministri i Jashtëm i Moskës, Sergei Ryabkov.

Ai deklaroi se presidenti që u largua nga Damasku dhe fillimisht u strehua në kryeqytetin rus tani është "i sigurt dhe kjo tregon se Rusia vepron siç kërkohet në një situatë kaq të jashtëzakonshme".

Megjithatë, ai shtoi se nuk ka ndërmend të japë detaje të tjera për zgjidhjen e miratuar. Kremlini tha se presidenti Vladimir Putin kishte vendosur t'i jepte Asadit azil në Rusi. I pyetur nëse Rusia do ta dorëzojë Asadin për gjykim, Ryabkov tha: "Rusia nuk është palë në konventën që themeloi Gjykatën Penale Ndërkombëtare"

Gjenerali Mohsen Rezai, ish-komandant i Gardës Revolucionare iraniane dhe aktualisht sekretar i përgjithshëm i Këshillit për Dallimin e Iranit, në një postim në aplikacionin X u shpreh se terroristët do të sulmojnë Irakun.

"Terroristët po përgatiten për të sulmuar Irakun. Ekziston një kamp amerikan në Sirinë veriore ku 11,000 anëtarë të ISIS dhe familjet e tyre janë trajnuar për katër vitet e fundit dhe ka të ngjarë që ata të sulmojnë Mosulin në muajt e ardhshëm ose Tikritin në Iraku"./La Repubblica

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time