Milad Bidi, anëtar i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, është vrarë gjatë sulmit ajror izraelit më 30 korrik që shënjestroi komandantin e lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr në Bejrut të Libanit. Duke konfirmuar vdekjen e tij, komandanti i Gardës Revolucionare, Hossein Salami, lavdëroi Bidin për “luftën e tij kundër regjimit kriminal dhe pushtues zionist”, duke iu referuar Izraelit, armikut të Iranit.
“Ai do të jetë inspirim për rininë tonë revolucionare”, tha Salami përmes një deklarate që u publikua në agjencinë e lajmeve Tasnim.
Bidi është anëtari i dytë i Gardës të Republikës Islamike që është vrarë në sulmet izraelite që nga bombardimi i Ambasadës iraniane në Damask më 1 prill. Në atë sulm mbetën të vrarë shtatë anëtarë të Garës iraniane, përfshirë dy gjeneralë.
Irani u kundërpërgjigj duke gjuajtur një numër të paprecedent të dronëve dhe raketave kundër Izraelit, teksa Teherani paralajmëroi se do t’i kundërpërgjigjej çdo sulmi izraelit ndaj interesave të tij në rajon. Shukr dhe Bidi u vranë disa orë para se Ismail Haniyeh, liderit politik të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – u vra në Teheran.
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha se Irani “e ka për detyrë” që të hakmerret për vrasjen e shefit politik të Hamasit. Për vrasjen e tij, Irani dhe aleatët e tij rajonalë kanë fajësuar Izraelin. Të paktën 20 anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit janë vrarë në sulmet që dyshohet se janë kryer nga Izraeli në Siri dhe Liban që kur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë në tetor të vitit 2023./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7440
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kompleksi ushtarak do ndërtonte armë bërthamore, si Izraeli shkatërroi bazën 'top sekret' të Iranit në mes të shkretëtirës
16 Nëntor, 11:00
-
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare i Energjisë Atomike viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit
15 Nëntor, 18:39
-
FBI arreston një të dyshuar për publikimin e të dhënave amerikane për planet e Izraelit për sulm kundër Iranit
13 Nëntor, 21:05
-
Studentja e Iranit shkon e zhveshur në universitetin islamik, arrestohet (VIDEO)
4 Nëntor, 13:47
-
Si do të ndikojë rezultati zgjedhor në politikën e Uashingtonit ndaj Iranit?
4 Nëntor, 08:59
-
Iran/ Arrestohet studentja pasi del gjysmë e zhveshur në oborrin e universitetit
3 Nëntor, 11:29
-
Media amerikane: Irani do të sulmojë Izraelin në ditët e ardhshme! UNICEF: 50 fëmijë të vrarë në 48 orët e fundit në Gaza
2 Nëntor, 18:43
-
Lufta/ Kamioni përplaset me një stacion autobusi pranë Tel Aviv, 1 i vdekur e dhjetra të plagosur! Media: Shoferi u vra nga civilët e armatosur! Dyshohet për sulm terrorist
27 Tetor, 08:17
-
Shtetet e Gjirit Persik paralajmërojnë për përshkallëzim pas sulmeve ndaj Iranit
26 Tetor, 13:50
-
Zgjedhjet në SHBA/ Inteligjenca amerikane: Rusia, Kina dhe Irani synojnë përçarjen e votuesve para zgjedhjeve
22 Tetor, 22:21
-
Analistët: Izraeli përpiqet të krijojë përçarje në Liban për të izoluar Hezbollahun
19 Tetor, 16:58
-
A përbëjnë tensionet në rritje midis Izraelit dhe Iranit një kërcënim bërthamor?
17 Tetor, 15:23