Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael Meri Kumbe konfirmon për Report Tv se 11 qytetarë shqiptarë ndodhen në Izrael, teksa SHBA dhe Izraeli kanë nisur sulmet ndaj Iranit. Teherani i është kundërpërgjigjur Izraelit me raketa si dhe ka sulmuar bazat ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme.

Meri Kumbe, ambasadore e Shqipërisë në Izrael: 11 qytetarë shqiptarë janë të bllokuar në Izrael dhe u kemi dhënë udhëzime që të strehohen në vend të sigurt. Më shumë dëme ka pasur në Tel Aviv dhe qytetet e tjera, ku ka infastruktura jetike, siç është energjia apo vendet ku ka baza ushtarake. Qytetarëve iu është thënë se situata është e rrezikshme dhe vend-strehimoret kanë qenë gjithmonë gati. Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur deri në 2 mars, por nuk dime sa zgjat kjo situatë. Ne kemi udhëzuar qytetarët që të ruajnë qetësinë.

Ambasada Shqiptare në Tel Aviv në një reagim të mëparshëm tha se është në dispozicion të plotë të qytetarëve tanë të ndodhur në Izrael dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendase.

Për çdo nevojë emergjente, qytetarët shqiptarë që gjenden në Izrael, janë të lutur të kontaktojnë në numrat:
+972549042813
+972544806601

Lajmi në përditësim...