Irani nisi gjatë orëve të natës një valë të re sulmesh ndaj Izraelit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kuvajtit në ditën e 22-të të luftës. Ndër të tjera ai ka kërcënuar Emiratet e Bashkuara Arabe se do të sulmojë qytetin portual Ras al-Khaimah nëse ishujt e saj të Gjirit vazhdojnë të sulmohen.

Sipas Wall Street Journal Irani ka lëshuar dy raketa balistike drejt bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, e vendosur në zemër të Oqeanit Indian. Ushtria izraelite tha në orët e para të së shtunës se një valë e re raketash ishte lëshuar nga Irani drejt territorit të saj, duke shtuar se mbrojtja ajrore ishte aktivizuar për të kapur predhat. Ushtria izraelite tha se goditi objektivat e Hezbollahut në Bejrut, pasi lëshoi një paralajmërim evakuimi për shtatë lagje në periferitë jugore të kryeqytetit libanez.

SHBA-të kanë hequr dorë përkohësisht nga sanksionet mbi naftën iraniane që ndodhet aktualisht në det të hapur, duke lejuar që ajo të shitet në shumicën e vendeve me qëllim mbajtjen e çmimeve të naftës të ulëta. Autorizimi afatshkurtër do të lejojë që afërsisht 140 milionë fuçi naftë të hyjnë në tregjet globale.

Ndërkohë Administrata e Donald Trump po harton një strategji për të siguruar ose nxjerrë materialet bërthamore të Iranit, thanë burime për CBS News. Sipas tyre planifikimi është përqendruar në vendosjen e mundshme të forcave nga Komanda e Përbashkët e Operacioneve Speciale, një njësi ushtarake elitare që shpesh ngarkohet me operacione shumë të ndjeshme.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:51
Media: Trump po planifikon të sekuestrojë materialet bërthamore të Iranit

1773680533_donaldtrump.webp

Foto: Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thuhet se po shikon disa strategji për të sekuestruar arsenalin bërthamor të Iranit. Lajmin e bën të ditur CBS News duke cituar disa burime që kanë informacione në lidhje me këtë çështje.

Sipas tyre, administrata Trump po vlerëson se si të sigurojë materialin bërthamor iranian. Në këtë kohë, një burim specifikoi, se Trump ende nuk ka marrë një vendim.

Megjithatë, sipas dy burimeve të cituara nga CBS News, plani përfshin vendosjen e mundshme të forcave nga Komanda e Përbashkët e Operacioneve Speciale, njësia ushtarake elitare që shpesh ngarkohet me misionet më të ndjeshme kundër përhapjes së armëve bërthamore. Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë deklaroi se Pentagoni është përgjegjës për përgatitjet teksa nuk pranoi të japë detaje të tjera.

Ora 07:56
Irani miraton kalimin e anijeve japoneze në Ngushticën e Hormuzit

1772744277_abbasaraghchi.jpg

Foto: Abbas Araghchi

Irani është i gatshëm të ndihmojë anijet japoneze të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, tha Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi për Kyodo News.

Japonia mbështetet në importet e naftës bruto nga Lindja e Mesme, pjesa më e madhe e së cilës kalon tranzit nëpër Ngushticën e Hormuzit, një rrugë tregtare thelbësore për furnizimet globale me karburant.

Irani ka bllokuar aksesin në Ngushticë në përgjigje të sulmeve nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, duke i lënë vendet e varura nga kjo rrugë transporti të gjejnë alternativa të tjera dhe të shfrytëzojnë rezervat e tyre.

"Ne nuk e kemi mbyllur ngushticën. Është e hapur", tha Araghchi.

Ai argumentoi se vendet që sulmojnë Iranin përballen me kufizime, por të tjerëve u ofrohet ndihmë. Irani është gati të sigurojë kalime të sigurta për Japoninë, shtoi ai. Ekonomia e katërt më e madhe në botë është importuesi i pestë më i madh i naftës, 95% e së cilës vjen nga Lindja e Mesme, 70% e së cilës kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Të hënën, Tokio njoftoi se kishte filluar të shfrytëzonte rezervat e saj strategjike të naftës, të cilat janë ndër më të mëdhatë në botë, ekuivalente me 254 ditë konsum të brendshëm.

Më 11 mars, anëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë ranë dakord të përdorin rezervat e tyre të naftës për të zbutur rritjen e çmimeve të shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme, në atë që është deri tani operacioni më i madh i tillë i kryer ndonjëherë.

Ora 07:37
SHBA heq sanksionet dhe lejon tregtimin e 140 milionë fuçive naftë iraniane të bllokuar në det

SHBA-të kanë hequr dorë përkohësisht nga sanksionet mbi naftën iraniane që ndodhet aktualisht në det të hapur, duke lejuar që ajo të shitet në shumicën e vendeve me qëllim mbajtjen e çmimeve të naftës të ulëta.

Lajmi u bë i ditur nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së. Autorizimi që do të zgjasë për 30 ditë do lejojë që afërsisht 140 milionë fuçi naftë të hyjnë në tregjet globale.