Ahmad Donyamali, ministri iranian i Sportit konfirmoi se kombëtarja e këtij vendi nuk do marrë pjesë në fazën finale të Kupës së Botës 2026, e cila do zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Diçka e tillë pritet të sjellë një lëvizje domino, me Irakun që do përfitonte një biletë për në fazën e grupeve.
Sipas llogarive, do të ishte Iraku që do të kualifikohej për në Grupin G, me Belgjikën, Zelandën e Re dhe Egjiptin. Me këtë skenar, Emiratet e Bashkuara Arabe do të zinin vendin e Irakut, aktualisht i përfshirë në play-off kundër Bolivisë ose Surinamit.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ E konfirmon ministri iranian i Sportit: Irani nuk do marrë pjesë në Kupën e Botës 2026! E zëvendëson Iraku?








