Iran-SHBA, vazhdon lufta e pafund e deklaratave kundër sanksioneve (VIDEO)

Përplasja midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, për sanksionet e vendosura nga Shtëpia e Bardhë kundër shtetit islamik, nuk njeh qetësi.

Dita e djeshme ka prodhuar sulme dhe kundër përgjigje midis presidentit Trump dhe presidentit Rouhani.

Presidenti iranian konfirmon gatishmërinë e vendit të tij për të rihapur negociatat për marrëveshjen bërthamore, por me kusht që SHBA të revokojnë sanksionet e njëanshme ekonomike që ata kanë vendosur.

"Kancelari gjerman, kryeministri britanik dhe presidenti francez në OKB, insistuan për një takim midis pesë vendeve përfshirë Iranin dhe Amerikën, për të diskutuar për marrëveshjen bërthamore, por propozimi i tyre nuk është i pranueshëm për Teheranin” – tha presidenti iranian

Ndërkohë, Donald Trump, nga ana e tij, përmes Twitter-it, ka theksuar se ai nuk ka ndërmend  të heqë sanksionet.

“Irani do të heqim sanksionet? Jo nuk do ta bëjmë” – tha Trump

Është e ashtuquajtura politikë e "Presionit Maksimal". "Slogani" i shpikur nga administrata Trump, ajo që përcakton politikën e sanksioneve ekonomike të zbatuar kundër Teheranit, me urdhër të presidentit Trump më18 shtator dhe që po ndikon fort në ekonominë e Iranit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi