Edhe pse me akuza për gjyqtaren Irena Gjoka që e quan “Irena me shumë mbiemra” duke thënë se ka ndërruar “3 herë pasaportën”, Sali Berisha pranoi se këto kanë ndodhur gjatë qeverisjes së tij. Ndërsa sot akuzon qeverinë se është e korruptuar, kryetari i PD tha se edhe në të tijën ka ndodhur e njëjta gjë.
Sali Berisha: A e dini që Irena ka marrë 3 pasaporta nga 2004-2007? Ndërrimin e mbiemrave dhe pasaportave e ka profesion.
-E paska bërë në qeverinë tuaj.
Sali Berisha: Pse, pa mëkate fare ka qenë qeveria ime thua ti? Ka korruptuar.
Lajmi kryesor:
Afera Partizani, Berisha në SPAK: Po, Irena Gjoka ndryshoi 3 mbiemra gjatë qeverisë sime! Vijon sulmet ndaj mediave: Do luftoj mafian e fjalës së lirë










