Irena Kita pranon ndërhyrjen
në gjoks: Do ta bëja përsëri

Irena Kita pranon ndërhyrjen<br />në gjoks: Do ta bëja përsëri
Juristja dhe fashionista e njohur, Irena Kita, ishte një nga shumë personazhet publike që u akuzuan për ndërhyrje estetike në faqen anonime në Instagram. Faqja që tani është mbyllur siç duket 'njëherë e përgjithmonë' postoi foto para dhe pas të Irenës, ku dukej qartë ndryshimi në përmasat e gjoksit.

Konkurentja e garës së kërcimit "Dance With Me", nuk e pati aspak problem ta pranojë ndërhyrjen, madje shtoi në sektorin e komenteve se 'do ta ribënte'. Gjatë dialogut me komentues të tjerë të faqes, Irena u shpreh sa ushqimi me gji dhe aktiviteti fizik e kishin dëmtuar shumë në zonën e gjoksit.

Ajo mori mbështetjen e të gjithë ndjekësve të tjerë, që e vlerësojnë mbi të gjitha për fizikun e palestruar, që vjen si rezultat i një vullneti dhe përkushtimi të madh.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

16/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike