Irini Kaçe, banore e Pogradecit, e cila posedonte një vendim gjyqësor të formës së prerë, për shfrytëzimin e pronës së saj arriti ta merrte atë 26 vite më pas, pas ankesës së saj në platformën e bashkëqeverisjes.
Ajo nuk arritne të shfrytëzonte pronën e familjes së saj si pasojë një ndërtimi pa leje në këtë pronë. Instancat përkatëse kishin lajmëruar prishjen vullnetare të këtij objekti, por pa rezultat. Me marrjen e kësaj ankese Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pasi kreu të gjitha verifikimet në terren në përputhje me procedurat dhe afatet ligjore në datën 10 maj 2019 mori masën administrative gjobë ndaj personit që kreu këtë ndërtim, si dhe prishjen e këtij objekti.
Në takimin javor të Kryeministrit Edi Rama me koordinatorët e bashkëqeverisjes, ku prezantohen rastet e ankesave të qytetarëve që kanë marrë zgjidhje përmes platformës, Irini Kaçe i shprehu Kryeministrit mirënjohjen e pafund për iniciativën e realizuar për ti dhënë çdo qytetari këtë fuqizim ndërmjet këtij komunikimi për të zgjidhur rastet konkrete.
“Edhe pse juriste, edhe pse e kisha të zgjidhur çështjen ne aspektin juridik e civil me një vendim të formës së prerë u hasa me institucionet përkatëse, konkretisht me Inspektoriatin të pushtetit lokal ne Pogradec. Toka është marrë pas 26 vitesh posedim të paligjshëm”, theksoi ajo.
Kryeministri Rama tha se “më vjen shumë keq kur dëgjoj histori të tilla se janë stërmundime për një familje, apo qytetar, por më vjen shumë mirë që kemi gjetur këtë instrument komunikimi të drejtpërdrejtë. Mos nguroni të aplikoni tek “shqiperiaqeduam” dhe brenda 10 ditësh merrni përgjigje nëse u takon përgjigja , ashtu sikundër duhet të bëhemi bashkë për të përballuar një strukturë të caktuar si kryeinspektoriati përkatës në Pogradec që nuk do t’ia dijë për qytetarët”.
“Në jemi me ju në krah deri në fund, përdorni platformën. E tha një nga parafolësit që platforma përqeshet, shahet të gjitha këto thjesht e bëjnë dhe më të vendosur punën tonë”, – theksoi Rama duke shtuar se do të jemi në shërbim të qytetarëve.
Kreu i qeverisë tha se “e vlerësoj shumë, jam shumë mirënjohës që të gjithë ata që kanë kaluar gjithë ato peripeci, zgjidhin hallin e tyre, por vijnë këtu të na ndihmojnë ne. Përmes dëshmisë tuaj njerëzit dëgjojnë një si ata dhe nuk ndihen të pafuqishëm dhe kuptojnë njësoj si ju si të gjithë dëshmitarët mund të na kenë në krah me një sinjal”.
“E gjithë kjo skuadër është 24 orë në dispozicion. mbrapa faqes online është gjithë ky ekip dhe çdo çështje trajtohet nga ministrat përkatës”, tha Rama
Lajmi kryesor: