Iris Hanika: Në Gjermani periudha
hitleriane ende në proces rishikimi

Iris Hanika: Në Gjermani periudha<br />hitleriane ende në proces rishikimi
“Thelbësorja në jetë”, libri i shkrimtares gjermane Iris Hanika, i përkthyer nga profesor Shpëtim Çuçka u promovua këtë të martë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Shkrimtarja rrëfen historinë e dy personazheve në moshë të mesme që janë të përfshirë me të shkuarën naziste. Ata nuk ndihen të lumtur, sepse nuk dinë e as përpiqen të luftojnë kundër historisë. Profesor Shpëtim Çuçka e vlerëson librin e autores Hanika edhe për stilin  e të shkruarit.
 
Historia e rëndë e Holokaustit rëndon mbi ndërgjegjen e çdo gjermani. Prandaj ky roman është provokues. Autorja gjermane Iris Hanika e pyetur nga Report TV se sa është larguar aktualisht Gjermania nga diktatura, rrëfen se periudha hitleriane është ende në proces rishikimi
  
Mendoj se në shoqërinë gjermane janë ende pasojat e diktaturës. Periudha hitleriane është ende në proces rishikimi nga shoqëria gjermane dhe kjo është me rëndësishmja. Për shoqërinë gjermane thelbësorja është të vazhdojë të ndriçojë atë çka është e errët nga kjo e kaluar. Mendoj se njësoj duhet vepruar edhe nga shoqëria shqiptare për diktaturën e Enver Hoxhës.

Shoqëria gjermane është në procesin e rishikimit të asaj periudhe me qëllim që të hedhë dritë mbi të shkuarën. Mendoj se e shkuara nuk duhet të lihet në harresë, sado e rëndë të jetë për historinë e një vendi.
 
Gjatë promovimit të librit autorja gjermane Iris Hanika nuk u ka shpëtuar pyetjeve politike për aktualitetin në Gjermani, të cilave më tepër u është shmangur me përgjigjen se politika nuk është fusha e saj. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot