Të paktën 16 persona janë plagosur si pasojë e turbulencave që përfshinë një avion i cili ishte nisur nga Hjuston Teksas dhe po udhëtonte drejt Londrës.
 
Avioni u detyrua të bëjë një ulje emergjente në aeroportin “Shannon” në Irlandë, për shkak të disa turbulencave të papritura, thuhet në njoftimin e kompanisë ajrore.
 
Mes të plagosurve 14 ishin pasagjerë dhe 2 pjesëtarë të ekuipazhit. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Avionit Boeing 767-300 kishte në bord 207 pasagjerë dhe 13 pjesëtar të ekuipazhit. Të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim më të specializuar.
 
Fluturimi i “United Airlines” ishte nisur nga Hjustoni i Teksasit me destinacion Aeroportin “Heathrow” të Londrës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com