Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, uroi sot Irlandën për marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, duke i uruar një mandat të suksesshëm dhe produktiv.

Në një postim në platformën X, Hoxha shprehet i bindur se lidershipi i Irlandës, angazhimi i saj ndaj vlerave evropiane dhe besimi në një Evropë të bashkuar do të ndihmojnë në avancimin e prioriteteve të unionit në këtë moment.

Ai thekson se Shqipëria mirëpret angazhimin e Presidencës irlandeze për ta mbajtur zgjerimin e BE-së lart në axhendë, duke e cilësuar atë me rëndësi strategjike për të ardhmen e Evropës. Sipas Hoxhës, ndërsa Shqipëria hyn në fazën përfundimtare të negociatave të anëtarësimit në BE, vendi pret të bashkëpunojë shumë ngushtë me Presidencën irlandeze për të ruajtur këtë ritëm pozitiv dhe për ta afruar edhe më shumë të ardhmen e përbashkët evropiane.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:46
Begaj uron Irlandën për Presidencën e BE-së: Shpresojmë të çojë përpara anëtarësimin e Shqipërisë

1777982947_bajrambegaj.jpg

Presidenti Bajram Begaj ka uruar Irlandën, e cila nis sot Presidencën gjashtëmujore të Këshillit të Bashkimit Evropian. Në një reagim në rrjete sociale, kreu i shtetit i uroi suksese Presidencës irlandeze, duke theksuar se Shqipëria është e inkurajuar që zgjerimi i BE-së mbetet një nga prioritetet kryesore.

Begaj shprehu shpresën se do të ketë angazhim për ta çuar përpara procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

"Jemi të inkurajuar që zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet ndër prioritetet kryesore dhe presim me padurim lidershipin e Irlandës në çuarjen përpara të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Jemi të bindur se Presidenca irlandeze do të japë një kontribut të vlefshëm në forcimin e unitetit, vlerave të përbashkëta dhe sigurisë së Evropës”, shkruan Begaj.