Presidenti Bajram Begaj ka uruar Irlandën, e cila nis sot Presidencën gjashtëmujore të Këshillit të Bashkimit Evropian. Në një reagim në rrjete sociale, kreu i shtetit i uroi suksese Presidencës irlandeze, duke theksuar se Shqipëria është e inkurajuar që zgjerimi i BE-së mbetet një nga prioritetet kryesore.
Begaj shprehu shpresën se do të ketë angazhim për ta çuar përpara procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
"Jemi të inkurajuar që zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet ndër prioritetet kryesore dhe presim me padurim lidershipin e Irlandës në çuarjen përpara të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Jemi të bindur se Presidenca irlandeze do të japë një kontribut të vlefshëm në forcimin e unitetit, vlerave të përbashkëta dhe sigurisë së Evropës”, shkruan Begaj.
Albania wishes Ireland every success in its Presidency of the Council of the European Union.
We are encouraged that EU enlargement remains among its foremost priorities and look forward to Ireland’s leadership in advancing Albania’s EU accession process.
We are confident that…— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) July 1, 2026
Lajmi kryesor:
Irlanda merr Presidencën e Këshillit të BE-së, Hoxha përshëndet nisjen e mandatit: Zgjerimi të mbetet prioritet, presim bashkëpunim të ngushtë për negociatat





