Irlanda dhe Suedia kanë arritur të sigurojnë nga një pikë në ndeshjen e luajtur në “St-Denis” të Francës.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola për të dyja skuadrat, dhe vetëm në fillim të pjesës së dytë irlandezët arritën të gjenin portën e kundërshtarit me anë të Hulahan.
Edhe pse nuk arriti të shënonte gol  Zlatan Ibrahimoviç ishte vendimtarë për barazimin e arritur ndaj Irlandës.

Suedezët barazuan në minutën e 71 të ndeshjes, ku pas një krosimi të Ibrës,  mbrojtësi  Klark  e kishte të pamundur të largonte topin duke realizuar një autogol.
Kështu Klark bëhet futbollisti  që shënon autogolin e parë në këtë Europian.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme në grupin E. Në orën 21:00 në Lion të Francës luhet sfida mes Belgjikës dhe Italisë. 

Ndërkaq në këtë takim, Ibrahimoviç ishte shumë pranë thyerjes së rekordit si futbollisti i parë në Europian që shënon katër kampionate radhazi por nuk arriti t'ia dilte mbanë.
Pavarësisht, Ibra ka ende mundësi për ta thyer këtë rezultat në 2 ndeshjet e tjera por vetëm në rast se portugezi Cristiano Ronaldo nuk ‘tregohet i shkathët’ dhe nuk shënon ndaj Islandës. 



(Goli i Irlandës në minutën e 48-të)