Irlandë, pas një viti stuhia ‘Dennis’ nxjerr në breg ‘anijen fantazmë’ (VIDEO)

Një "anije fantazmë" është përplasur në brigjet e Irlandës pasi ka udhëtuar e vetme nëpër Oqeanin Atlantik për më shumë se një vit.

Odisea e anijes, e braktisur nga ekuipazhi në Bermuda, e çoi atë nga Europa, në Afrikë dhe Kontinentin Amerikan.

E tërhequr nga rrymat e Atlantikut, ajo u përball me dallgë dhe stuhi deri sa u përplas në brigjet e Cork, pranë një fshati peshkatarësh në Irlandë.

Anija "Mv Alta" ishte ndërtuar në vitin 1976 dhe kishte hyrë në shërbim në Tanzani, përpara se të ndryshonte pronësinë në vitin 2017.

Në shtator 2018,-  raporton The Guardian, anija tregtare e gjatë 77 metra ishte nisur nga Greqia për në Haiti, në Detin e Karaibeve, por diçka nuk shkoi mirë kur ajo gjendej rreth 2,220 kilometra në juglindje të Bermudës.

Pasi defekti nuk u riparua dot, dhjetë anëtarët e ekuipazhit u detyruan ta braktisin atë në fatin e saj, ndërsa vet ata u shpëtuan nga rojet bregdetare amerikane dhe u dërguan në Porto Riko

Ndërsa stuhia ‘Dennis’ prej disa ditësh ka goditur Britaninë e Madhe me erëra deri në 160 km/orë, duket se dallgët e oqeanit dhe era e kanë përplasur atë me brigjet detare të Irlandës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it