CSKA e Moskës iu largua acarit rus për të bërë stërvitje në Spanjën plot diell, por atje skuadrën e priti një surprizë e pakëndshme.

Stërvitja e së mërkurës në Campoamor, pranë Valencias, në  bregdetin mesdhetar, u ndërpre pasi bora mbuloi gjithçka!
 
cska

Situata ka shkaktuar humor, teksa në profilin e klubit në Twitter shkruhet: “Në Spanjë është ngrohtë”, na thanë... Kohë me borë në kampin tonë stërvitor në Campoamor sot”.

cska tweet
 
CSKA është stërvitur prej tetë ditësh në Spanjë, deri sa u detyrua të ndryshonte regjimin stërvitor për shkak të borës, duke punuar në palestër.
 
fusha

Pauza dimërore në Rusi zgjat tre muaj dhe skuadrat shkojnë në vende me klimë të ngrohtë për fazën përgatitore.
d.i./Shqiptarja.com