Artan Hoxha: Kur dëgjon Ramën e Bashën duket sikur Trampi dhe Kimi kanë qenë shokë që në kopësht

Artan Hoxha: Kur dëgjon Ramën e Bashën duket sikur Trampi dhe Kimi kanë qenë shokë që në kopësht

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar situatën politike në Shqipëri pas dorëheqjes së opozitës nga Kuvendi dhe protestave të dhunshme para parlamentit e kryeministrisë. Hoxha ironizon situatën në vend duke bërë një krahasim me urrejtjen dhe rivalitetin që ekziston mes SHBA dhe Koresë së Veriut dhe gjendjes mes opozitës dhe qeverisë në Shqipëri. Ai thotë se kur ka dëshirë dhe vullnet politik, edhe mes armiqve të betuar gjendet gjuha e përbashkët, pasi edhe Trump u takua me Kim Jong Un.

Postimi i plotë i Artan Hoxhës
Para nje viti retorika dhe sulmet e ndersjellta qe presidenti amerikan Tramp dhe ai koreanoverior Kim Jong Un leshuan ndaj njeri-tjetrit, i futen tmerrin botes, aq sa nje moment u krijua ideja se lufta e 3-te boterore ishte ne prag. Por ne 48 oret e fundit, dy armiqte e betuar, njeri ne maje te botes dhe tjetri ne fund te saj, jo vetem qe kane lene menjane arsenalin berthamor dhe akuzat e ndersjellta, por kane shtrenguar duart dhe kane folur me superlativa per njeri-tjetrin. Pra kur ka deshire dhe vullnet politik, edhe mes armiqeve te betuar gjendet gjuha e perbashket per bisedime, pavarsisht nese arrihet nje rezultat pozitiv ose jo...

Ndersa ketu ne kete pellgun tone, kur degjon gjuhen e urrejtjes qe perdor Basha, Kryemadhi dhe Berisha nga njera ane, dhe Rama nga krahu tjeter, te duket sikur Trampi dhe Kimi kane qene shoke qe ne kopesht. Hej milet thirrini mendjes, pordhet tuaja antieuropiane dhe antiamerikane nuk mbajne ere as sa bombat me gazlotsjelles te Sander Lleshit. Cudi e madhe ne fakt, a e di Tramp dhe Kim Jong Un se ne nje “fshat” te humbur, atje larg ne Ballkanin e trazuar, gjenden disa politikane “te medhenj” qe nuk ka burre dheu ti ule ne tavoline

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm