Ironia e fatit, aksidentohet për vdekje djali i presidentit të FIA-s

Ironia e fatit, aksidentohet për vdekje djali i presidentit të FIA-s

Saif Ben Sulayem dhe presidenti i FIA-s

Saif Ben Sulayem, djali i presidentit të FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, ka humbur jetën në një aksident rrugor në Dubai. Lajmi tragjik është konfirmuar nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA), me familjen që ka kërkuar privatësi në një moment të vështirë si ky.

I riu Ben Sulayem ndoqi hapat e të atit, duke pasur një interes të shtuar për makinat, motorsportin dhe shpejtësinë, madje ai ishte përpjekur të hynte në rrugën si shofer garash.

Ai konkurroi në kampionatin 2016-17 të Emirateve të Bashkuara Arabe "Formula 4" në një fushë që përfshinte pilotët e ardhshëm të Formula 1 Logan Sargeant dhe Oscar Piastri.

Ish-piloti i garave Mohammed Ben Sulayem është kreu i FIA-s, i cili mbikëqyr disiplina të shumta garash, duke përfshirë Formula 1. 61-vjeçari u emërua president i FIA-s në dhjetor 2021, por njoftoi në shkurt të këtij viti se do të tërhiqej nga përfshirja e drejtpërdrejtë në F1.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr