Legjenda e futbollit vlonjat dhe e kombëtares kuqezi, Sokol Kushta, duket se ka një analizë të tijën për situatën në futbollin shqiptar, duke e cilësuar kampionatin të shëmtuar.
Duke marrë shkas nga degdisja e Tiranës dhe Vllaznisë në kategoritë inferiore në dy sezonet e fundit, Kushta shigjeton me ironi të hollë, por tejet therëse, FSHF-në, presidentin Armand Duka dhe kryebashkiakët respektivë.
Ja statusi i atij supergoli të paharruar ndaj Partizanit të Beogradit, kur Flamurtari i tij sfidonte edhe Barcelonën, kur futbolli shqiptar luhej në stadium të mbushura plot e përplot, jo si sot, në stadiume të boshatisura, të shndërruar në skena teatri të turpshëm tolerimesh e trukimesh:
Urime për ekipin e Dukatit (Oriku, kush nuk e di). Ishte një ëndërr për mua ta shikoja fshatin tim në kategorinë e të mëdhenjve. Dinamo, Kavaja, Elbasani, Fieri, Lushnja, Peqini… dhe më në fund Vllaznia.
Harrova ca ekipe, por s’ka gjë, kuptohet vetë. Dhe kjo ditë erdhi falë FSHF dhe presidentit, që i bëri të gjitha ekipet njësoj. Do të qe i bukur një turne me Tiranës, Dinamon, Vllazninë dhe… Dukatin. Shumë njerëz mërziten me ca gjëra që shikojnë, por janë këta kryebashkiakë, këta njerëz që votojmë, për këtë kampionat të shëmtuar.
Sokol Kushta, ish-futbollist
Ska force qe te rrezoje Duken qe eshte bere Putini i FSHF-se
PërgjigjuShume me vend. Eshte kthyer ne nje fallcitet dhe nje farcitet te madh.
Përgjigju