Ish-kryeministri ka komentuar kërkesën e opozitës për qeveri teknike dhe blerje të votave.
Me ironi para të pranishmëve në takimin në Kombinat, Majko u shpreh se edhe nëse do behet qeveri teknike, PS mundet t’i blejë votat.
“S’kemi ndërmend ta mbyllim veten në çadër dhe në zyrë, do takojmë ata që na e kanë dhënë pushtetin dhe vetëm ata mund të na e heqin pushtetin me votë në 18 qershor.
Nëse dikush mendon se socialistët nuk do blekan vota nëse vjen qeveria teknike, meqenëse lekët i kemi ne, pse s’do i harxhonim?
Apo do na kursejë ai që do vijë në krye të qeverisë teknike? E ka gabim”, tha Majko.