Irritohen serbët, ish-kapiteni i tyre do të luajë për Kosovën

Irritohen serbët, ish-kapiteni i tyre do të luajë për Kosovën

Arton Zekaj

Mund të jetë rasti i parë që një futbollist i ekipeve kombëtare të Serbisë të luajë për përfaqësueset e Kosovës dhe kjo natyrisht ka bërë shumë bujë në media. Deri kohët e fundit ishte e paimagjineshme që një futbollist i Serbisë të luante për përfaqësuesen e Kosovës, të njohur nga FIFA dhe UEFA. Me kalimin e kohës, gjërat kanë ndryshuar dhe ky kalim pritet të ndodhë shumë shprejt, - shkuan media serbe blic.rs.

Futbollisti 18-vjeçar, Arton Zekaj, pritet të veshë fanellën e Kosovës. Ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga serbët, të cilët rrezikojnë të humbasin kampitenin e kombëtares së moshave.  Aktualisht Zekaj luan në ligën e tretë serbe me ekipin e Sopot dhe është një nga lojtarët më të dalluar të këtij ekipi. “Thirrja ka mbërritur, por duhet të mendoj me kujdes për vendimin. Nuk është ende përfundimtar", tregon 18-vjeçari Zekaj për Blicksport.

Kur u pyet nëse ai ka frikë reagimin në Serbi, vendin në të cilin ai ka lindur, ai shton: “Jo, nuk do të besoja, se do të ketë probleme. Varet nga shumë rrethana, por kam lindur në Sombor, kam një pasaportë serbe, kam luajtur për Partizanin dhe moshat e Serbisë, ku kam qenë edhe kapiten” - përfundoi 18-vjeçari.

“Ne kemi treguar interesim të madh që anëtari i përfaqësueses së të rinjve të Serbisë të paraqitet në përfaqësuesen e Kosovës. I njohim mirë cilësitë e tij dhe shpresojmë se në fund çdo gjë do të dalë mirë. Ai në fund vendos vetë, pastaj si për të gjithë lojtarët pason procedura e lidhur me kërkesën FIFA-s dhe shpresojmë për leje përfundimtare. Shpresoj të mos ketë kurrfarë problemesh, ai është me origjinë nga Kosova, ndërsa ardhja e tij do të ishte shumë e rëndësishme për ne”, - i ka thënë TV Kosova 2 (në gjuhën serbe) kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.


(Lajmi në median serbe)
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë