Irritohet Thaçi: Boll më me raporte, liberalizoni vizat për Kosovën

Irritohet Thaçi: Boll më me raporte, liberalizoni vizat për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Në pjesën për Kosovën, Komisioni Europian përmend vetëm vijimin e punës për zbatimin e marrëveshjes së stabilizim-asociimit dhe rëndësinë e dialogut me Serbinë, por nuk jep asnjë afat për liberalizimin e vizave. E duket se mungesa e një date konkrete për këtë i ka sosur durimin edhe vetë Presidentit Hashim Thaçi.

“E përshëndes faktin që ky raport ka reflektuar pozitivisht rreth procesit të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. Prandaj, e konsideroj çështje urgjente që ky proces të mbyllet sa më shpejt nga ana e BE-së, sepse qytetarët e Kosovës janë lodhur nga raportet e shumta. Tani është momenti për diçka konkrete. Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë pa humbur kohë”. 

Hashim Thaçi, President i Kosovës

Sipas Thaçit, Kosova ka vullnetin politik për të përshkallëzuar hapat drejt integrimit në BE, por kërkon nga Brukseli një trajtim të barabartë me vendet e tjera të rajonit.

“Kosova ka nevojë të ketë qartësi në rrugën e saj evropiane dhe të trajtohet në mënyrë të barabartë me shtetet tjera të rajonit. Pavarësisht sa e komplikuar mund të jetë një gjë e tillë për BE-në, në mungesë të një perspektive të qartë, gjithçka tjetër mund të sjell komplikime dhe pasoja jo vetëm për Kosovën por edhe gjithë rajonin”, thotë Presidenti.

Në një postim të dytë, Hashim Thaçi uron Shqipërinë dhe Maqedoninë për marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 17/04/2018 23:49

    I pa skrupullt,koka e krimit dhe korrupsionit,u mërzitke ti far burri?Çfarë po kalon Kosova,ti je shkaketari kryesore,ke firmosur deri tani te gjitha marreveshjet qe vetëm e demtojne Kosoven sepse je personi me i koruptuar dhe nuk e ke veten ne dore,por ti ke firmosur siç do Serbia per te shpetuar veten tende.....

    Përgjigju
  • opinion.: 17/04/2018 20:56

    Thaqi i qetë kushte evropes,apo evropa i obligon kushte thaqt. kjo interesante,kure tretmani per semundjen e thaqit eshte inefikas.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion