Iryna Shaik nuk ndalet,
imazh i ri i fushatës së xhinseve

Iryna Shaik nuk ndalet,<br />imazh i ri i fushatës së xhinseve
E preferuar më shumë si modele për fushatat e të brendshmeve dhe kostumeve të banjos për shkak të fizikut të saj, Iryna Shaik tashmë do të jetë imazhi i fushatës së xhinseve Triton.

E dashura e futbollistit Cristiano Ronaldo ka pozuar bashkë me modelin Evandro Soldati i cili shfaqet toples.

Dy modelët kanë prezantuar koleksionin e fushatës edhe në Javën e Modës në Sao Paolo.

iryna shaik

Dje modelja ka prezantuar setin e saj fotografik edhe për fushatën kolumbiane të kostumeve të banjos Agua Bendita. Iryna përveç xhinseve ka prezantuar edhe fustane për këtë fushatë.

Ajo është fytyra më piktoreske në botën e Fashionit dhe së fundmi ka provuar edhe rolin e parë në Filmin e Hercules duke rezultuar e kënaqur.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Andi Tepelena: 2 korrik 1990, ja si hymë në Ambasadën Italiane. Esencë-Report Tv

Andi Tepelena: 2 korrik 1990, ja si hymë në Ambasadën Italiane. Esencë-Report Tv